TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Burri iu vra në luftë, 78-vjeçarja nga Drenasi fiton të drejtën për pension të dyfishtë

by teve1
2 orë ago
0
A A
Burri iu vra në luftë, 78-vjeçarja nga Drenasi fiton të drejtën për pension të dyfishtë

Një grua e cili e humbi burrin e saj në luftë, pas gati dy vitesh ka fituar rastin për pensione të dyfishta.

Bëhet fjalë për një 78-vjeçare nga Drenasi e cila e kishte paditur Ministrinë e Financave në vitin 2024, tetë vjet pasi mbeti pa pension të pleqërisë.

Ajo gjatë këtij muaji ka fituar rastin në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Administrativ.

Aktgjykimi e obligon ministrinë që të ekzekutojë pensionet e dyfishta dhe t’i ekzekutohen të gjitha pensionet që i janë ndaluar nga viti 2016.

Mbrojtësi i paditëses s, Nazmi Sallahu thotë se kjo grua ka gëzuar të dy pensionet vetëm katër vjet, dhe më pas njëri i është ndërprerë.

“Pensionistja, e cila ka gëzuar pensionin bazë të moshës, ka filluar ta gëzojë këtë pensionin që nga viti 2012. Kurse njëkohësisht ka qenë edhe pensioniste e pensionit të familjeve të viktimave civile të luftës, për shkak se e ka bashkëshortin e vrarë në luftë. Dhe pensionistja i ka gëzuar të dy pensionet paralele deri në datën 15.09.2016. Pastaj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka ndërprerë me një vendim pensionin bazë të moshës, me arsyetimin se pensionistja e gëzon pensionin e viktimave civile të luftës, duke iu referuar një ligji kontradiktor me ligjin e mëparshëm, i cili, ligji i mëparshëm e ka rregulluar në mënyrë të veçantë këto kategori”, deklaron ai për KosovaPress.

Si pasojë, gruas nga Drenasi i ishte dashur të zgjidhte mes dy pensioneve.

“Në momentin kur i është ndalë pensioni bazë i moshës, paditësja, për shkak se zyrtarët e pensioneve gjithherë i kanë rekomanduar që mos të kërkojë të drejtën e dytë që i është mohuar, të drejtën e pensionit bazë, sepse do të ndalet pensioni për familjet e viktimave civile të luftës. Për shkak se ky pension i fundit, i viktimave civile të luftës, është pension më i favorshëm, sepse paditësja ka marrë të holla, dhe e ka zgjedhur si pension më të favorshëm. Dhe zyrtarët e pensioneve gjithmonë i kanë thënë që mos të aplikojë sepse e humb këtë të drejtë të pensionit më të favorshëm”, shton Sallahu.

Kjo grua e ka filluar betejën e saj përmes rrugës ligjore në prill të vitit 2024, dhe rastin e fitoi gati dy vjetë më vonë.

“Gjykata, duke iu referuar aktgjykimit të Gjykatës Supreme, referuar ligjit për kategoritë e dala nga lufta, siç është ligji ex specialis, ashtu siç edhe e ka determinuar dhe Gjykata Supreme me një aktgjykim, i ka njohur të drejtën palës për pensionin bazë dhe të drejtën në mënyrë retroaktive që nga dita e ndërprerjes së këtij pensioni bazë. Domethënë që nga data 16.09.2016…Ministria e Financave detyrohet që paditëses t’i kompensojë pensionin bazë të moshës që nga data e ndërprerjes së këtij pensioni, 15.09.2016, në mënyrë retroaktive, të gjitha këto, sipas ngritjes së pensioneve, apo sipas vendimeve të qeverisë që është bërë ngritja e pensioneve ndër vite, e deri në realizimin e të gjitha pagesave të pensionit bazë, dhe në vazhdimësi paditëses t’i njihet e drejta e pensionit bazë derisa të ekzistojnë kushtet ligjore”, përfundon ai.

Ky nuk është rasti i vetëm që përmes institucioneve të drejtësisë kërkohen të drejta. Janë disa raste të veteranëve e viktimave të dhunës seksuale që kanë deponuar padi për njohjen e pensioneve të dyfishta.

Ndërkaq, në tetor të vitit të kaluar Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar një nen të udhëzimit administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të UÇK-së të paraqesin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Bajrami: Rritja e energjisë ka efekt multiplikues dhe dëmton qytetarët

Armand Duka i vetëm në garën për President të FSHF-së, gazetari Blendi Fevziu kandidat për Komitetin Ekzekutiv

Armand Duka i vetëm në garën për President të FSHF-së, gazetari Blendi Fevziu kandidat për Komitetin Ekzekutiv

Gjesti rikthehet në skenë me këngën “Memories”

Gjesti rikthehet në skenë me këngën “Memories”

Dua Lipa shkëlqen në sfilatën haute couture të Chanel në Paris

Dua Lipa shkëlqen në sfilatën haute couture të Chanel në Paris

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Izraeli i treti në botë për burgosjen e gazetarëve

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën