TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Burrë e grua shërbyen mbi 20 vite në polici, dolën në pension për një ditë

Isa e Mejreme Dili nga Komuna e Vitisë, shërbyen në Policinë e Kosovës për më shumë se 20 vite. Të shtunën, në të njëjtën ditë ata dolën në pension për çka iu nda edhe mirënjohje nga institucioni ku punonin. Ata thanë për televizionin se prezenca e njëri-tjetrit në vendin e punës ua lehtësoi sfidat që kishin në profesionin e tyre.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Burrë e grua shërbyen mbi 20 vite në polici, dolën në pension për një ditë

Punuan gjatë së bashku në vendin e njëjtë të punës.

Isa e Mejreme Dili që ishin bashkëshortë u angazhuan për më shumë se 20 vite në Policinë e Kosovës.

E të shtunën, në të njëjtën ditë të dy ata dolën në pension për çka edhe u mblodhën kolegët e tyre nga Stacioni Policor në Viti.

Dy ish-zyrtarëve iu ndanë mirënjohje dhe certifikata për punën e tyre nga Komandanti i Policisë, Afrim Halili por edhe përfaqësues nga Komuna e Vitisë dhe institucione tjera.
Rreshteri në pension që punoi për afro 50 vite në profesionin e Policit, thotë se rrugëtimi nuk ishte i lehtë, por edhe prezenca e gruas së tij në vendin e punës ndikoi pozitivisht.
“Kam pasur edhe të mira edhe të këqija edhe sfida por kam kaluar mirë i falënderoj komunitetin e Vitisë që më kanë respeketu edhe i kam respektu, kam dhënë ndihmë sa kam mundur sa më ka taku përmes ligjit… Ka qenë ndjenjë e mirë edhe kom pas sikur edhe kolege edhe bashkëshorte e kam pas në krahë gjithmonë kam pas bashkëpunim me të dhe e kemi ndarë edhe të mirat edhe të këqijat, ndihmë ka kërkuar edhe kjo prej meje edhe unë prej saj”, shprehet ai për Tëvë1

E Mejremja që është policja e parë në këtë qytet që pensionohet në moshën 65-vjeçare, tregon se ka qenë ëndërr e saj punësimi në Policinë e Kosovës.

“Edhe ne nuk jemi kursyer, vazhdimisht gjatë gjithë kohës aty ku ka pasë nevojë të shkojmë të kontribuojmë kemi dhënë max sa kemi pas mundësi dhe kushte e kam dashtë këtë punë edhe e kam arrit, tash po dal në pension jam e kënaqur edhe me këtë se kjo është pjesë e jetës deshte s’deshte të vjen koha”, thotë ajo.

Derisa eprori i deritanishëm i tyre, thotë se do t’i mungojnë stacionit dy ish-zyrtarët, por që gjithmonë do të kërkojnë edhe këshilla nga përvoja e tyre profesionale.

“Këta janë dy bashkëshort të cilët rastësisht dalin për një ditë në pension edhe të cilët kanë shërbyer më se 20 vite në Viti në policinë e pasluftës, kanë qenë të dytë shembullorë kanë qenë kolegë të mirë … Patjetër se do ta shfrytëzojmë përvojën e tyre sepse në tash po pajisemi me policë të rinj të cilët kanë nevojë edhe ne gjithmonë kemi nevojë për përvojat të cilat në i ndajmë, i kemi ndarë dhe do t’i ndajmë edhe pas pensionimit”, thotë Afrim Halili – Komandant i Stacionit Policor në Viti.

Festa për pensionim e këtij çifti vazhdoi gjatë orëve të mbrëmjes ku ishin mbledhur shumë zyrtarë policorë që ishin pjesë e rrugëtimit profesional të tyre.

Tags: cifti policpensionimiViti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papa Leo XIV

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup, bën thirrje për pjesëmarrje

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, arrestohen tetë persona

Nisin punimet në Qendrën Nacionale të xhudos, në Pejë

Nisin punimet në Qendrën Nacionale të xhudos, në Pejë

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Ruzhdi Shehu betohet për mandatin e dytë në krye të Junikut

Një vit nga vdekja e futbollistit Erion Morina, basjhkëlojtarët e klubit vizitojnë varrin

Një vit nga vdekja e futbollistit Erion Morina, basjhkëlojtarët e klubit vizitojnë varrin

Sllovakët marrin masa që biletat mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Sllovakët marrin masa që biletat mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papa Leo XIV

Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës

Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën