TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Burgu i Pejës dhe ai i Prizrenit pritet të mbyllen, shkak vjetërsia

by teve1
2 vjet ago
0
A A

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka deklaruar se dy burgje do të mbyllen këtë vit.

Ai për KosovaPress bërë me dije se bëhet fjalë për burgun e Pejës dhe atë të Prizrenit.

“Ne kemi dy burgje të cilat nuk i plotësojnë standardet më të mira evropiane për të funksionuar. Është burgu i Pejës dhe Burgu i Prizrenit për shkak të vjetërsisë dhe infrastruktura nuk i plotëson kriteret apo nevojat të cilat i kemi si shërbim. Ne kemi vendosur që këto dy burgje të mbyllen dhe të ndërtohet një burg i ri i cili i shërben të gjithë rajonit të Dukagjinit, përfshirë Gjakovën, Sukarekën, Prizrenin, Rahovecin, Ferizaj, Shtimen sepse nuk do të jetë vetëm qendër e paraburgimit, ku do të jetë edhe qendër korrektuese, në një masë do ta lehtësojë edhe Burgun e Dubravës , sepse familjarët nga vise të ndryshme, vise të largëta të Kosovës do ta kenë më të lehtë vizitimin e tyre në burgun e Prizrenit”, theksoi Dibrani, transmeton Klankosova.tv

Ai njoftoi se do të ndërtohet edhe burgu i grave me standardet më të larta ku do të ketë edhe ndarje të veçantë.

Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani është optimist që Kuvendi do të miratojë marrëveshjen me shtetin danez.

“Unë besoj që kjo do të kalojë sepse unë kam marrë pjesë vet në komision në parlament dhe është votuar nga të gjitha partitë. Me aq sa e kam përcjellur edhe seancën kur është shtyrë, sepse nuk është kundërshtuar marrëveshja, sepse janë kërkuar nga disa deputetë informacione shtesë dhe po shpresojë që kjo marrëveshje do të rikthehet në parlament dhe do të kalojë. Sepse nga kjo marrëveshja fiton Kosova, natyrisht përveç të mirave materiale, sepse ju e dini që ne nga kjo marrëveshje i përfitojmë gjashtë milionë euro për energji të ripërtërishme si vend dhe 15 milionë euro buxhet vjetor, aq sa e kemi pasur afërsisht deri më tani për krejt Shërbimin Korrektues të Kosovës, përfshirë 2700 të burgosur dhe afër 1700 staf korrektues, përfitojmë të njëjtin buxhet për një burg i cili ka kapacitet 300 shtretër. Përveç kësaj në këtë burg do të zbatohet rendi shtëpiak danez dhe ne do të marrim praktikat më të mira të sistemit danez”, përfundon Dibrani për KosovaPress.

Marrëveshja me shtetin danez parasheh transferimin e 300 të burgosurve në Kosovë.

Dibrani thotë se gjatë vitit të kaluar janë realizuar shumë projekte të ngritjes profesionale të stafit, është përmirësimit të infrastrukturës por edhe themelimin e Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Po ashtu, përmend edhe hapjen e konkursit ‘vetëm gra’, ku janë punësuar 50 oficere korrektuese.

Tutje, thekson se prioritete për këtë vit mbeten kompletimi i infrastrukturës, ndërtimi i burgjeve të reja, renovimi i burgjeve të vjetra dhe ngritja profesionale e stafit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Selmanaj: Ende e paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, kjo nuk është shenjë e mirë

Selmanaj: Ende e paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, kjo nuk është shenjë e mirë

12 vjet burgim ndaj Edon Bujupit për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë

Një muaj paraburgim për 54-vjeçarin e dyshuar për dhunimin e 13-vjeçares në Istog

Latifi publikon dokument, diploma e Kantit fillon me besmele/bismilah

Latifi publikon dokument, diploma e Kantit fillon me besmele/bismilah

Osmani dhe Kurti përkujtojnë veprën e Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama përkujton 29-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën