Bulliqi u ka uruar shërim të shpejtë dy të lënduarve të tjerë nga ky aksident, përcjell teve1.info
“Të tronditur morëm lajmin për aksidentin tragjik në orët e hershme të mëngjesit ku humbën jetën dy persona. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarëve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:40, në rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy fëmijë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Mosha e personave të vdekur është 35-vjeçare dhe 36-vjeçar. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/policia-konfirmon-aksidentin-ne-podujeve-dy-te-vdekur-dhe-dy-femije-te-lenduar/