TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bulliqi: Kemi shpenzuar 92% të buxhetit për investime kapitale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bulliqi: Gjendja e mësimdhënësve nuk është e mirë, nëse greva vazhdon do na shkaktojë çrregullime

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se qeverisja lokale në këtë komunë e ka përmbyllur një vit të suksesshëm, teksa për vitin 2024 ka një varg projektesh të reja.

Ai ka thënë se kanë shpenzuar rreth 92 përqind të buxhetit prej 7 milionë euro të dedikuara për investimet kapitale. Bulliqi ka bërë të ditur se përveç buxhetit vetanak të komunës, një varg projektesh janë ndihmuar edhe nga niveli qendror.

“Ne e kemi buxhetin tonë për investime kapitale 7 milionë euro dhe me atë buxhet nuk mund të kryhen të gjitha projektet. Sigurisht se gjithmonë, jo vetëm komuna e Podujevës, por edhe komunat e tjera kanë ndihmesë në realizimin e një varg të projekteve, veçmas të projekteve që kanë vlera më të mëdha”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se në vitin 2024 parashihen edhe shumë projekte tjera, teksa përmendi ndërtimin e shkollës fillore në Shajkovc, ndërtimin e shkollës së mesme ekonomike profesionale në Podujevë, i cili është projekt mbi 2 milionë euro si dhe projekte tjera që kanë të bëjnë me zgjerimin e infrastrukturës rrugore, me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit për ujëra të zeza, si dhe në sektorin e trotuareve dhe zgjerimit të tyre.

“Buxheti i komunës për vitin 2024 është mbi 31 milionë euro. Prej këtij buxheti mbi 8 milionë euro janë për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër përdoret për subvencionim dhe paga, mëditje, shërbime e mallra. Vlen të theksohet se në dy vitet e fundit janë rritur mjetet buxhetore në subvencionimin e bujqve, ku vetëm vitin e kaluar kemi ndarë mbi 12 milionë euro për bujqit”, ka thënë Bulliqi në RTK.

Ai tutje ka thënë se kur e ka marrë mandatin e ka gjetur vetëm një çerdhe publike në Podujevë, kurse aktualisht i kanë katër  çerdhe publike, derisa dy të tjera janë në proces.

Bulliqi i ka mohuar zërat se disa komuna që qeverisen nga Vetëvendosja kanë pasur favorizim nga ana e ekzekutivit në ndarjen buxhetore. Ai ka thënë se disa komuna kanë nevojë për mjete buxhetore më të larta, derisa disa komuna kanë buxhet të mjaftueshëm dhe sipas tij fatkeqësisht nuk arrijnë ta shpenzojnë as atë buxhet.

“Prandaj nuk është logjike që një komunë që nuk arrin ta shpenzojë buxhet që ka të kërkojë ekstra buxhet nga niveli qendror, për arsye se lypset një menaxhim më i mirë i atij buxheti, në mënyrë që ajo pjesë e madhe e buxhetit të mos shkojë në suficit”, ka shtuar Bulliqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për marrje me narkotikë

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

Sunderlandi i frikësohet suspendimit të Xhakës

Rooney më fjalë të mëdha për Xhakën

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi i prinë sulmit në ekipin e xhiros të La Ligas

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për marrje me narkotikë

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën