Njëri nga fshatrat që pësoi dëme të konsiderueshme është edhe Jabuqi. Bujqit, e kësaj ane thonë se siç duket nuk kanë se çfarë të korrin tashmë.
Nga breshëri e pësoi edhe fshati Bresalc i Gjilanit, njëri nga bujqit atje, kërkon ndihmë nga Komuna.
E nga Komuna e Gjilanit thonë se nuk kanë mjaftueshëm buxhet për kompensim të dëmve, por ata premtojnë se për këtë çështje do t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë.
Gjilani, nuk ishte i vetmi qytet që gjatë së martës u përfshi nga të reshurat e breshëri. Dëme janë raportuar edhe në Prishtinë e Podujevë.
Raporti i gazetares Furtuna Zejnullahu.