Një bujku në fshatin Leqinë të Skenderajt të shtunën i janë djegur 400 trupa me arrë dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes.
Policia ka bërë të ditur se për këtë rast kanë filluar hetimet dhe është njoftuar prokurori.
“Eshtë raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.