TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Buja: Asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk besuan që do të ndodhte aq shpejt intervenimi i NATO-s

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Buja: Asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk besuan që do të ndodhte aq shpejt intervenimi i NATO-s

Ai mendon se shpesh herë harrohet se çfarë e nisi punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se “pa ta nuk do ishim këtu ku jemi”, ndërsa theksoi se asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk kanë pasur besim që do të ndodhte aq shpejtë intervenimi i NATO-s.

“Keq që po harrojmë dhe nganjëherë nuk po e përmendim fare atë që e nisi punën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk e di çfarë do të kishte ndodhur po mos të kishte qenë kjo ushtri, me aq pak armë sa kishim, me një zemër të madhe dhe një përkushtim për të vdekur për lirinë e Kosovës. Edhe pse asnjë nga anëtarët e delegacionit nuk kanë pasur besim që do të ndodhë aq shpejtë intervenimi i  NATO-s dhe ndihma që u bë”, u shpreh ai.

Ai rikujtoi korrikun e vitit 1998, kur ai së bashku me Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, kishin një kontakt në atë kohë e quajtur me Treshen Evropiane, ku pretendoi se ishte nje bisedë relativisht e rëndë.

“Këto bisedime rreth çështjes se si do bëhet për Kosovën, nuk kanë filluar vetëm në Rambuje, për shembull kemi pasur një kontakt në atë kohë i thonim Treshja Evropiane, në korrik të vitit 1998, unë, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj në Kleçkë, ishte një bisedë relativisht e rëndë sepse na provokuan bukur rëndë, dhe në fund na thanë a jeni të gatshëm të shkoni në një Konferencë Ndërkombëtare që do të bëhet diku për Kosovën, dhe e kujtoj përgjigjen e Jakup Krasniqit: Po ne kemi vendosur të vdesim për këtë popull, dhe jemi të gatshëm prapa diellit të shkojmë nëse ka nevojë për lirinë e Kosovës”, deklaroi Buja.

Buja tha se gjatë kohës kur ishin në Rambuje brenda 45 minuta ose 1 orë e kanë kompletuar delegacionin, duke filluar që nga kryesuesit e delegacionit, e deri te anëtarët e komisionit të caktuar profesionalë.

“Këto gjëra kanë shkuar aq çuditshëm për ne, sepse nuk kishim mundësi të besonim që do të na ndihmojë dikush në luftën tonë, pastaj erdhi koha kur duhet të shkonim në Rambuje, dhe pastaj ishte problem jo i vogël për ta kompozuar delegacionin për të shkuar atje, ne nuk ishim fare rezistues dhe mohues të asaj gjëje, le të vijë kushdo që është i gatshëm të mirëbisedojë për lirinë e Kosovës.E them me plot përgjegjësi se ajo kohë sa ishim atje, ka qenë një kohë dakordimi i jashtëzakonshëm që ka pasur ekipi jonë, nuk e di a kanë shkuar 45 minuta apo 1 orë kur ne e kemi kompletuar delegacionin, kemi zgjedhur kryesuesit e delegacionit, kemi caktuar edhe anëtarët e komisionit profesionalë që do e bënin punën. Nëse do e pyesnim Diplomatin amerikan Christofer Hill, sepse kur ai ka ardhur i kemi thënë që ne jemi gati të vazhdojmë punën, është habitur edhe ai edhe Wolfgang Petrisch dhe Majorsksi, ata thanë se si ndodhi kjo punë që kemi pasur shumë kontradikta më herët e tash u dakorduam shumë shpejt për ta bërë delegacionin. Është bërë një punë e jashtëzakonshme, edhe pse kemi pasur 10 pika të pa negociueshme që ishin shumë të rënda për delegacionin, por ne kishim vendosur të shkojmë dhe ti bëjmë botës me dije që ne jemi të gatshëm të luftojmë për lirinë deri në fund”, citoi ai.

Tags: delegacioniram buja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi pas dështimit të seancës: Kosova po hyn në një zonë të rrezikshme pa busull shtetërore

Krasniqi pas dështimit të seancës: Kosova po hyn në një zonë të rrezikshme pa busull shtetërore

Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit

Murati: Pavarësisht përpjekjeve deri në orët e fundit, opozita refuzoi konstituimin e Kuvendit

Osmani pas dorëzimit të kërkesës në Kushtetuese: Interesi i vendit dhe Kushtetuta mbi çdo llogari politike

Presidentja Osmani reagon për situatën me zjarret: Kërkon mobilizim të plotë dhe solidaritet qytetar

S’ka lëvizje as kësaj radhe – Partitë fajin ia “hedhin” njëra tjetrës për 44 dështimet e Kuvendit

Deputetët dështojnë ta konstituojnë Kuvendin sipas afatit të Kushtetueses

Pas ndarjes, Egli po e gjen paqen pranë një tjetër personi

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Manxhuka: Opozita ngelet e lidhur me “koalicionin e 20-vjeçarit”, pak shpresa për konstituim sonte

Limaj pas takimit me Osmani: Pa veprime konkrete, vetëm shpjegime për ngërçin politik

Limaj pas takimit me Osmani: Pa veprime konkrete, vetëm shpjegime për ngërçin politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X