TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BSPK u bën thirrje autoriteteve kompetente ta rrisin sigurinë në vendin e punës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BSPK kërkon nga Qeveria miratimin e projektligjit për paga

BSPK

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka reaguar pas vdekjes së 44-vjeçarit, Shpejtim Gashi, i cili ka vdekur në vendin e tij të punës në Itali.

Hykolli u ka bërë thirrje punëdhënësve dhe autoriteteve kompetente, që pas kësaj ngjarje, të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

“Ndërsa përballemi me këtë moment të rëndë, të gjithë ne duhet të vendosim theksin mbi sigurinë në vendin e punës duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen. Kërkojmë nga punëdhënësit, autoritetet kompetente dhe shoqëria të bashkohen me ne në një përpjekje të përbashkët për të siguruar që vendet e punës të jenë të sigurta për të gjithë punëtorët tanë. Në këtë moment të trishtë e në kujtim të punëtorit Shpejtim Gashi, ne, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkojmë një hetim të hollësishëm mbi ngjarjen që ka ndodhur dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit që mund të ketë ndodhur. Kjo është e detyrueshme për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve tanë”, ka shkruar Hykolli në Facebook.

Më tej, Hykolli ka shtuar se Qeveria e Kosovës e ka detyrim kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve të vendit.

“Po ashtu duam t’ia përkujtojmë partnerit tonë social – qeverisë që është detyrimi i saj kushtetues të mbroj jetën dhe të drejtat e qytetarëve tanë, përfshirë këtu edhe punëtorët. Kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë në vendet e punës dhe për të siguruar se punëtorët kanë mundësi të sigurojnë një jetë të denjë dhe të sigurt për familjet e tyre. Familja e punëtorit të humbur dhe miqtë e tij janë në mendjet dhe zemrat tona në këtë moment të vështirë. Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen tonë më të madhe për ta. Ndihma dhe solidariteti ynë për ta do të jetë konstant”, thuhet tutje në postimin e Hykollit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën