Amerikani Terrell Brown, është zgjedhur sërish “MVP i Javës” në Superligën e Kosovës në basketboll.
FBK-ja, të hënën ka bërë të ditur se fundorit të Golden Eagle Yllit, i ka takuar epiteti i basketbollistit më të mirë për xhiron e katërt.
Brown pati paraqitje fantastike në fitoren e Yllit në udhëtim ndaj Pejës, ndeshje në të cilën realizoi 33 pikë dhe pati 2 kërcime e po aq asistime, duke e pasur indeksin më të lartë.
Gjithashtu, Brown ka zënë vend është në pesëshen më të mirë të xhiros, pjesë e së cilës janë edhe Jayveous McKinnis i Bashkimit, pastaj Jalen Moore i Sigal Prishtinës, Shizz Alston i Vëllaznimit dhe Shamarkus Kennedy i Borës.
Pas katër xhirove të zhvilluara këtë sezon në elitën e basketbollit kosovar, skuadra e Bashkimit i prinë tabelës me pikë maksimale.
Në fakt, Bashkimi është ekipi i vetëm që ende nuk di për humbje derisa Bora që po debuton në Superligë, është skuadra e vetme pa fitore deri më tani.