TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Breshëri i shkakton dëme afër 10 mijë euro fermerit nga Hani i Elezit

Gjatë së martës ka pasur reshje të dendura shiu ku ka pasur edhe breshër në Komunën e Hanit të Elezit. Aty janë shkaktuar dëme të mëdha në kultura bujqësore, ku fermeri Hajrullah Kalisi thotë se kjo kap vlerën e afër 10 mijë eurosh. E kryetari i komunës tregoi se nuk është kontaktuar nga Qeveria e Kosovës.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Breshëri i shkakton dëme afër 10 mijë euro fermerit nga Hani i Elezit

Investimet shumëvjeçare iu dëmtuan pothuajse krejtësisht në pak minuta.

Fermerit nga Hani i Elezit, breshëri që ra të martën në këtë qytet, ia dëmtoi në masë të madhe kulturat bujqësore.

Hajrullah Kalisi tregon se dëmi që i është shkaktuar kap vlerën e disa mijëra eurove.

“Dëmet materiale i kam në serra më së shumti që më kushton është një kosto e madhe 3 mijë deri në 3 mijë e 500 euro vlerë dëm në serra, çka hyjmë në kultura tjera në dredhëz dhe ndërtimtari në shtëpi edhe në vetura dalin afër 8 deri 10 mijë euro që mu kanë shkaktuar prej kësaj fatkeqësie”, shprehet ai.

Ai tregon se nuk ka burim tjetër të të ardhurave përpos pensionit si veteran i luftës, derisa shprehet optimist që dëmi do t’i kompensohet.

“Puna e Komunës sonë është një Komunë e vogël që me një buxhet shumë të vogël në bazë të popullsisë shkon buxheti dhe nuk pe dimë sa kanë mundësi me na ndihmu edhe mos me na ndihmu po duhet me u përqendru edhe na si fermë te institucionet qendrore në Qeveri… Shpresojmë nëse edhe ata na vlerësojnë pak si fermerë që jemi dëmtuar shumë shpresoj me na dalë në ndihmë”, shprehet Kalisi.

Dëme nga reshjet e shumta pësuan edhe këto vetura në këtë qytet, ku i janë thyer xhamat e janë shkaktuar dëme materiale.

E kryetari i Komunës, Mehmet Ballazhi, thotë se janë duke mbledhur të gjitha informatat dhe më pas të dalin me një pasqyrë të dëmeve që janë shkaktuar nga kushtet atmosferike.

“Nëse e marrim për bazë dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi që ndodhi janë të fushës së bujqësisë, automjete individuale të banorëve që ka pasur dëmtime të xhamave, institucioni i Komunës ka pasur dëmtim të kulmit, dy salla sportive një në fshatin Pandenicë dhe Han të Elezit, salla e kulturës në Han të Elezit dhe disa kulme të shtëpive që ende nuk e dimë se sa është sa shtëpi janë të dëmtuara, fasada, dëmeve të tjera që për momentin nuk kemi diçka një numër të caktuar apo diçka të themi përfundimisht se çka mund të jenë dëmet në përgjithësi”, ka thënë Ballazhi.

Por ai shprehet i indinjuar pasi që thotë se nuk ka marrë asnjë telefonatë me përfaqësues të nivelit qendror.

“Asnjë komunikim që do duhej të ishte së paku në aspektin moral të na mbështesin por nuk kemi psaë fatkeqësisht këtu kam shprehur edhe zhgënjimin tim që janë treguar shumë neglizhentë për këtë çështje, fundi fundit le të jetë në ndërgjegjen e institucioneve që e kanë edhe obligim të kujdesen për qytetarët e tyre”, shprehet kryetari i Hanit të Elezit.

Reshjet e shiut të martën shkaktuan dëme edhe në disa komuna tjera.

Tags: bresheridemethan i elezit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Ngacmim seksual ndaj të miturës në Drenas, i dyshuari arrestohet

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

Mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

A do të luajë Messi në Botëror? Përzgjedhësi i Argjentinës zbulon detaje nga takimi

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Neymar befason me deklaratën: “Arda Guler është mesfushori më i mirë në botë”

Reagon më në fund edhe KB Bashkimi për turpin në Prizren

Superliga e basketbollit, e shtuna veçohet me dy ndeshje interesante

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

​Mijëra familje në ankth e pa lajm për familjarët e tyre të pagjetur: Serbia po na persekuton emocionalisht

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Vetura bie në përroi në Klos, 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Vdes një fëmijë 2-vjeçar në QKUK

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën