TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Brenda shkollës ku të rinjtë ndjekin mësimin për aftësim profesional

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Brenda shkollës ku të rinjtë ndjekin mësimin për aftësim profesional

Ligji për arsim dhe aftësim për të rritur iu jep mundësi personave mbi moshën 15 vjeçare të vijojnë këtë lloj të mësimit. Sipas njohësve të arsimit dhe drejtorit të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë kjo është një mundësi e mirë, për ata që duan të vazhdojnë mësimin që për shkaqe të ndryshme e kanë lënë në gjysme. Edhe vet njëri nga nxënësit shprehet i kënaqur më këtë lloj mësimi.

Është ora e katërt që po e mbanë.

Kështu duket klasa ku nxënësi Leonard Gashi po ndjek praktikën në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë.

Gashi, po ndjek praktikën në drejtimin Instalim ujësjellës kanalizim ngrohje dhe klimatizim.

Ai shprehet i kënaqur për drejtimin që po e ndjekë.

Madje ka dhe një mesazh për ata që duan të ndjekin shembullin e tij.

“Ky mësim është i mirë për ata që janë pak më të rinj. Për të marrë pak angazhim nga puna reale, dhe është gjë e mirë,trajnim për eksperience për të shkuar dhe me ndjek një profesion real”, shprehet Lenoard Dragusha, nxënës.

Drejtori i Qendrës si problem të vogël e konsideron përqindjen e nxënësve që ndërprenë mësimin në klasën e 12.

“Për shkollën që po na krijojnë një hendikep pak është se klasat e dymbëdhjeta gjegjësisht maturantët po e vërejnë që ekziston edhe kjo mundësi edhe po gjejnë punësim domethënë po gjejnë punë, vend të punës edhe tash normalisht lakmia për të pasur një pagë. Atëherë një pjesë një përqindje 5 deri në 10% e ndërprenë mësimin në klasën e 12 në mënyrë që të vazhdojnë pas andej me provime për arsim për të rritur”, thotë Blerim Gërvalla, drejtori i Qendres “Shtjefën Gjeçovi”.

E koordinatori i kësaj shkolle Avni Emini, tregon se si funksion ky mësim dhe kush ka të drejtë të aplikojë.

“Të drejtë kanë të gjithë kandidatët mbi moshën 17 vjeçare, dhe kandidatë që nuk e plotësojnë kushtin e moshës 17 vjeçare, me pëlqim të prindit dhe me ndonjë dokument ose ndonjë dëshmi mjekësore ose familjare që s’mundet me ndjekë mësimin e rregullt kanë të drejtë më u regjistrua. Janë dy afate brenda vitit, me ligj parashihen dy afate. Mësimi është më i përshpejtuar se të mësimi i rregullt, brenda viti kanë mundësi dy vite me i përfunduar”, shprehet Emini.

Madje Emini tregoi edhe çmimet se sa duhet paguar një person që dëshiron të ndjeke këtë lloj mësimi.

Pagesa për vitin e parë është 150 euro, për vitin e dytë 100 euro regjistrimi 50 praktika dhe 50 çertifikata.

Sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, efikasiteti i një vlerësimi të tillë është në një pikëpyetje të madhe.

“Efikasiteti i një vlerësimi të tillë është në një pikëpyetje të madhe. Mirëpo përderisa legjislacioni njeh kontekste të ndryshme dhe situata të ndryshme që të rriturit mund të kalojnë, që ia kanë cenuar ndjekjen e rregullt të procesit mësimorë, atëherë kjo është një mundësi e mirë për ata që të rikthehen dhe përmes provimeve të marrin certifikimin e duhur për shkollë të mesme të lartë, vlerëson Qehaja.

Qendra e Kompetencës “ Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë momentalisht ka rreth 100 nxënës të regjistruar në arsim dhe aftësim për të rritur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën