TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Brenda pak ditësh mund të kemi certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sot ishte afati i fundit që partitë politike dhe kandidatët për deputetë t’i adresojnë ankesat në Gjykatën Supreme, e cila i ka pesë ditë kohë për të vendosur

by Fetije Kamberi
4 javë ago
1 0
A A

Pesë shkurti ka qenë afati i fundit që partitë ose kandidatët t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

E pas këtij hapi, do të hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Por, KQZ-ja ende nuk ka një datë të saktë.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka bërë të diur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga Supremja kanë bërë të ditur se gjashtë ankesa kanë arritur në adresën e tyre.

Të gjitha këto, janë ankesa kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS), 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren, 2  ankesa administrative, kundër vendimeve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, ka njoftuar Gjykata Supreme.

E pas certifikimit, afati për konstituim të Kuvendit të Kosovës është 30 ditë.

Por hulumtuesi i Institutit i Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi ka thënë se seanca mund të thirret edhe më herët.

“Data e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri apo presidentes së re është deri më 4 mars, kështu që nëse e shohim datën 4 mars dhe nëse e llogarisim 30 ditëshin nga data e certifikimin zyrtar të certifikimit të zgjedhjeve atëherë shohim që deputetet me patjetër duhet që Kuvendin ta konstituojnë para afatit kushtetues maksimal që është 30 ditë, dmth duhet të mos e presin këtë afat dhe Kuvendi të konstituohet më herët për faktin e obligimit kushtetues”, tregon Kolshi.

Supremja ka afat pesë ditë për vendosjen e këtyre ankesave, të cilat ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Gashi: Ose zgjidhet presidenti deri në mesnatë ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën