TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Brenda bankës nëntokësore të gjakut në Izrael që mbledh mijëra doza për ushtarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Brenda bankës nëntokësore të gjakut në Izrael që mbledh mijëra doza për ushtarët

Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e nëntokësore gjaku, i është përveshur punës.

Punëtorët i kanë bartur pajisjet në një bunker nëntokësor dhe kanë nisur të shpëtojnë jetë. Qendra për Shërbime të Gjakut Marcus në Ramlla, afër Tel Avivit, ishte planifikuar të hapej brenda ditësh, mirëpo kur më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit, planifikimet kanë ndryshuar.

“Është bërë shumë e qartë që duhet të veprojmë sipas planit të luftës, sepse ashtu ka qenë momenti”, ka thënë mjekja Eilat Shinar, drejtore e divizionit Magen David Adom, shërbimit izraelit për emergjenca mjekësore, sëmundje dhe ambulancë.

E ndërtuar 15 metra nën tokë, kjo qendër në vlerë të 135 milionë eurove është e mbrojtur prej raketave, sulmeve kimike dhe tërmeteve, për të siguruar se gjaku do të jetë gati kur të ketë më së shumti nevojë për të. Shiner ka thënë se qendra ka dhuruar dhjetëra mijëra doza gjaku në ditët e para pas sulmeve të Hamasit.

“Ne kemi punuar shumë për ta furnizuar me gjak secilin që ka pasur nevojë. Ne kemi pasur shumë të plagosur dhe na është dashur t’i trajtojmë”.

Banka paraprake e gjakut, e cila është ndërtuar në vitet ’80, nuk ka pasur kapacitet që t’i përmbushë nevojat në periudha lufte dhe është ekspozuar – ndonëse jo dëmtuar – në konfliktet paraprake, ka thënë qendra. Pas luftës së tretë të Izraelit kundër Hamasit, më 2014, kur raketat kanë arritur në Tel Aviv dhe qytete tjera të mëdha, diskutimet kanë nisur për nevojën e krijimit të një qendre më të sigurt.

Qendra e re ka kapacitet për të ruajtur pothuajse dyfishin e sasisë së gjakut të qendrës paraprake – gjysmë milioni doza në krahasim me 270.000 – dhe ka procesuar më shumë gjak sesa që është ruajtur ndonjëherë në rezervat izraelite.

“E kemi kuptuar që pasi raketat janë nisur shumë afër qendrës, çdo pjesë tjetër mund të shënjestrohet”, ka thënë Moshe Noyovich, inxhinier i projektit dhe përfaqësues në Izrael për Miqtë Amerikanë të Magen David Adom, që e ka financuar së pari qendrën.

Në të kaluarën, secilën herë që raketat janë nisur drejt Izraelit, ekipi i ka bartur pajisjet në bunker për të vazhduar punën. Tani ata punojnë pa u penguar, ka thënë ai. Qendra e re 51.000 metra katrorë proceson gjithë gjakun e dhuruar në Izrael.

Ajo e ka qendrën transportuese, një laborator molekular, sistemin e filtrimit të ajrit që i mundëson stafit të punojë edhe në rast të ndonjë lufte kimike apo biologjike, dhe një dhomë të sigurt 300 metra katrorë, e cila mbron kundër kërcënimeve më të rrezikshme me raketa. Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin në Gazë.

Hamasi, grupi militant islamik, ka bërë thirrje për shkatërrim të Izraelit. Teksa ushtria izraelite avancon më thellë në Rripin e Gazës, qendra është duke u përgatitur për rritje të numrit të viktimave që mund të kenë nevojë për transfuzion. Prej nisjes së luftës, mijëra njerëz kanë pritur me orë në rend për të dhuruar gjak. Në fillim të tetorit, qendra i ka pranuar 5.000 doza gjaku brenda ditës – pesë herë më shumë sesa zakonisht, kanë thënë pjesëtarë të stafit.

Dhuruesit idealë të gjakut janë ata me grupin O, i cili mund t’iu dhurohet të gjithë njerëzve edhe me grupe tjera gjaku. Sapo të dhurohet, gjaku transferohet në spitale dhe i jepet ushtrisë izraelite për t’i trajtuar ushtarët e plagosur në fushëbetejë.

“Përgjatë luftës, gjaku është pjesë e procesit të ringjalljes dhe ideja është që të kemi rezerva, të mund të dhurojmë gjak sapo të kërkohet”, ka thënë Guillemette Thomas, nga organizata ndërkombëtare Mjekët pa Kufij. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Shpërthim në veri të Izraelit, rreth 20 persona të plagosur

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi

Greva mbarëkombëtare në Belgjikë paralizon transportin dhe shërbimet publike

Greva mbarëkombëtare në Belgjikë paralizon transportin dhe shërbimet publike

Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen, kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Shiroka-Pula dekoron senatoren Shaheen, kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Të tronditur nga vrasja në Pogragjë, të afërmit thonë se nuk i dinë motivet

“68 fishekë, 4 gëzhoja, 3 armë pa leje” – çka u gjet në shtëpinë ku babai dyshohet se e vrau të birin

“Pasha zotin as prekë me dorë se kam po vetë u ra”, dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Endrit Nikës

“Pasha zotin as prekë me dorë se kam po vetë u ra”, dëgjohen dëshmitarët në rastin ndaj Endrit Nikës

A po rritet numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin? Flet kriminologia Dita Makasqi

A po rritet numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin? Flet kriminologia Dita Makasqi

​Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

​Kamberi: Vuçiq e paraqet listën e përbashkët të shqiptarëve si armik

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Supremja rrëzon kërkesën e Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

​Rama thërret Prokurorinë të reagojë: Prishtina nuk qeveriset me kërcënime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën