TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BQK thotë se ka marrë vlerësim pozitiv nga FMN për reformat në ruajtjen e stabilitetit financiar

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

Banka Qendrore e Kosoves

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se është vlerësuar lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të Konsultimeve të Nenit IV për vitin 2024 dhe Rishikimit të Tretë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Marrëveshjes për Qëndrueshmëri (RSF), pas qëndrimit të misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor 2024.

Raporti i stafit të FMN-së, i udhëhequr nga David Amaglobeli – Shefi i Misionit për Kosovën, sipas komunikatës ka mirëpritur progresin e bërë nga BQK në avancimin e kuadrit ligjor dhe mbikëqyrës si dhe reformat e ndërmarra nga BQK për ruajtjen e stabilitetit financiar.

“Vlerësimi pozitiv i FMN-së thekson qasjen proaktive të BQK-së në forcimin e qeverisjes, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare, pagesave digjitale, si dhe reformat e ndërmarra për harmonizim me standardet dhe praktikat e zbatuara në Bashkimin Evropian. Për më tepër, FMN vlerësoi progresin e BQK-së në avancimin e kuadrit ligjor përmes Ligjit të ri për Bankat, i cili ka vendosur bazën për praktika moderne rregullatore dhe mbikëqyrëse, si dhe Ligjit për Shërbimet e Pagesave, përveç forcimit dhe avancimit të mbikëqyrjes bankare. Gjithashtu, thekson se modernizimi i procesit të mbikëqyrjes bankare, përfshirë Procesin e Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës (SREP), është në përputhje me kuadrin mbikëqyrës të zbatuar nga Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit, sektori bankar mbetet i shëndetshëm – fitimprurës dhe mirë i kapitalizuar, me nivele të ulëta të kredive joperformuese dhe potencial të konsiderueshëm për zgjerim. Largimi i tarifave për llogaritë bazike bankare dhe masat administrative për të luftuar informalitetin kanë kontribuar në rritjen qasjen në financa dhe kredive për ekonomitë familjare.

Raporti thekson se Programi ka përformuar mirë, të gjitha kriteret e performancës kuantitative dhe treguesit kyç për rishikimin e tretë të Marrëveshjes Stand-By janë përmbushur.

Tags: BQKFMN
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Gazetari gjerman replikon ndaj Presidencës së Kosovës: 30 vite raportim për figura të fuqishme – dhe tani…

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin Rashiq: Abuzim me drejtësinë dhe precedent i rrezikshëm

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Gazetari gjerman replikon ndaj Presidencës së Kosovës: 30 vite raportim për figura të fuqishme – dhe tani…

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Rama viziton Genazzanon në Vatikan: Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e kishte shkelur pragun e bazilikës

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët, VV: Kjo gjykatë po prodhon padrejtësi

VV reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin Rashiq: Abuzim me drejtësinë dhe precedent i rrezikshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën