TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BQK: Përfundon vullnetarisht veprimtaria bankare në Kosovë e ‘Komercijalna Banka”

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rritet fitimi bankave, për 10 muaj mbi 120 milionë euro profit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e “Komercijalna Banka AD” Beograd – Dega në Mitrovicë.

Sipas BQK-së, ky veprim ka ardhur si rezultat i dialogut mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023.

“Ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024” thuhet në njoftim.

Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë (8) nën-degë në territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e sherbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë.

Ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024.

Komercijalna Banka AD Beograd Dega në Mitrovicë ishte licencuar nga BQK për operim në vitin 2007 dhe ka operuar me Degën në Mitrovicë dhe tetë (8) nën-degë në territorin e Kosovës.

Pas kalimit të afatit të paraparë për operime bankare më qytetarë, me fundin e ditës së datës 31 janar 2024, janë përmbyllur të gjitha depozitat bankare ndaj qytetarëve, ndaj BQK-ja konstaton pushimin e aktivitetit të kësaj degë bankare në Kosovë. Procedurat tjera të arkivimit të dokumentacionit dhe aspekteve të ndërlidhura, realizohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

BQK-ja falënderon Grupin bankar NLB për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar në lehtësimin e procedurave për këtë përmbyllje të dakorduar dhe vullnetare të aktivitetit bankar me klientë, në respekt të ligjeve të vendit dhe praktikave më të mira, dhe brenda afateve të pajtuara.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, aktualisht operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit. Përveç zyrave bankare dhe jo-bankare me prezencë fizike, edhe kanalet elektronike/digjitale të shërbimit janë të qasshme dhe ofrojnë produkte konkurruese.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës angazhohet për rritjen e qasjes në financa për të gjitha kategoritë shoqërore dhe në të gjithë territorin e shtetit, prandaj edhe inkurajon te gjitha institucionet financiare te licencuara që të rrisin prezencën e tyre me degë fizike dhe pajisje elektronike ne mënyrë që t’u ofrohet qasje sa më e plotë dhe konkurruese të gjithë qytetarëve tanë.

Tags: BQKKomercijalna Banka
ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

ATK-ja  taksistëve: Të pajisen me Sistem Fiskal të veçantë për TAXI

Grabitet një taksist në Prishtinë

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i mituri në Prishtinë, dyshohet se theri me thikë një person

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i huaj ndërron jetë në QKUK, trupi dërgohet për obduksion në IML

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën