TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BQK: Ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës në vlerë prej 500 euro

nga Tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
FMN vlerëson bashkëpunimin me Guvernatorin Mehmeti

Bordi i Bankës Qendrore në Kosovë ka miratuar rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme.

Sipas njoftimit të publikuar nga BQK-ja është bërë e ditur që do të ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro.

Reklamë

Derisa thuhet se kjo rregullore hyn në fuqi më 1 shkurt 2024.

“Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro. Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës është e drejte ekskluzive e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare Me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma”, thuhej në njoftim.

 

Njoftimi i plotë:

Bordi i BQK-së miratoi Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme

Përcaktohen procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara

Kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara

Standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro

Standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

Kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme

Rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës

Procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti

Kjo Rregullore hyn në fuqi më 01 shkurt 2024

Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro

Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës është e drejte ekskluzive e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera në Republikën e Kosovës mund të bëhet vetëm për dhe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare

Me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizik dhe personat juridik që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi pavarësisht nga shuma

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të importojë dhe pajiset me makina teknike-elektronike për shërbime të tërheqjes dhe depozitimit të parave nëse nuk është i licencuar si institucion financiar për ofrim të aktiviteteve bankare, apo institucion financiar jo-bankar me shërbime të licencuara për para elektronike dhe shërbimet e pagesave

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Artur Zheji, një zë i rrallë i mendimit të lirë dhe medias shqiptare

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohet një burrë në Kamenicë për sulm ndaj gruas së tij

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Artur Zheji, një zë i rrallë i mendimit të lirë dhe medias shqiptare

Zhegrova mungon edhe ndaj Marseillet, këtë të diel

Juventusi insiston për Zhegrovën

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

PSG cakton çmimin për Donnarumman

Donnarumma te City, largohet Ederson

Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Luhet Superliga, derbi në Prishtinë

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X