TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​BPB dhe Oda Amerikane organizojnë punëtorinë “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor”

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​BPB dhe Oda Amerikane organizojnë punëtorinë “Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor”

Në këtë diskutim është folur për çështjet e lidhura me kapitalin njerëzor, përfshirë edhe sigurimin e kuadrove profesionale të punës që janë raportuar kohëve të fundit si çështjet më brengosëse nga ana e bizneseve.

Në këtë punëtori është diskutuar edhe për Akademinë e Burimeve Njerëzore, projekt i Bankës për Biznes që pritet të finalizohet edhe pak javë, e që qëllim thelbësor ka pikërisht zhvillimin e kuadrove të punës.

Më shumë për projektin e Akademisë së Burimeve Njerëzore detaje ka shpalosur udhëheqësja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB, Anita Kosumi-Ajeti.

“Në kuadër të promovimit të HR Akademisë, të cilën po e planifikojmë gjatë këtij muaji, ne e patëm një takim me Odën Amerikane, të cilët na përkrahin në vazhdimësi në të gjitha projektet tona. Qëllimi i këtij takimi ishte që t’i njoftojmë edhe bizneset tjera me rolin e Akademisë, sa është me rëndësi që secili institucion të ketë brenda vetes një shkollë ose një Akademi për rekrutimin e kandidatëve të rinj, por edhe për zhvillimin e stafit aktual, në mënyrë që me kriju kuadro edhe me zhvillu staf që sjellin profitabilitet dhe rezultate për vetë organizatën. Në Bankën tonë, roli i Akademisë, ose funksionimi i Akademisë, është prej vitit 2018-të, tash po e kurorëzojmë me Akademi dhe ideja jonë është që të fuqizojmë të rinjtë dhe trajnimin e tyre për aftësi që janë të domosdoshme në tregun e punës”, ka thënë Anita Kosumi-Ajeti nga Banka për Biznes.

Ndërkaq, Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se e konsiderojnë iniciativën e BPB-së si jashtëzakonisht të qëlluar, e se shton se një çështje e tillë do të duhej ta kishte vëmendjen edhe të institucioneve tjera.

“Sot në Odën Ekonomike Amerikane patëm mundësi që të mësojmë më shumë nga ana e përfaqësuesve të Bankës për Biznes lidhur me iniciativën e tyre më të fundit për zhvillimin e kuadrove njerëzore në Republikën e Kosovës, e që është titulluar – Akademia e Burimeve Njerëzore. Duke e ditur që çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e kuadrove të duhura të punës dhe çështjet që kanë të bëjnë me kërkesën dhe ofertën në tregun e punës në Republikën e Kosovës kërkojnë një adresim prioritar, atëherë ne e kemi konsideruar këtë iniciativë të Bankës për Biznes si jashtëzakonisht të qëlluar edhe natyrisht do të donim të shihnim një iniciativë të tillë të replikohet edhe nga ana e kompanive tjera në Republikën e Kosovës, meqenëse konsiderojmë që kjo nuk është një çështje që duhet ta ketë vetëm vëmendjen e institucioneve të nivelit qendror, por të gjithë të tjerët. Edhe vetë asociacionet e biznesit, por edhe bizneset individuale. Këtë mënyrë bizneset edhe përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gjetja e kuadrove të duhura të punës, duke i trajnuar paraprakisht, por natyrisht krijohet edhe kuadro të duhura të punës edhe për bizneset tjera që mund të kenë telashe për gjetjen e njerëzve të duhur”, ka thënë Arian Zeka, drejtor i Odës Amerikane.

Banka për Biznes përveç se do të funksionalizojë Akademinë e Burimeve Njerëzore gjatë muajit maj, tashmë është duke përfunduar edhe përmbylljen e rekrutimit të gjeneratës së pestë të programit BPB Junior, program i bankës, që ka në thelb rekrutimin e studentëve nga Universitetet publike dhe private në vend dhe trajnimin e tyre.

Rreth 40 të rinj që kanë ndjekur këtë program, tashmë janë pjesë e Bankës së Vendit./KP

Tags: Arian Zekabpboda amerikane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një burrë në Pejë, ushtroi dhunë fizike e dhunoi bashkëshorten

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person, dyshohet se keqtrajtoi nënën

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Arrestohet një person në Malishevë për manipulimin e rezultatit të 28 dhjetorit

Në Kaçanik dhe Malishevë gjenden granata dore

Gjakovari shkon me granat dore në Stacionin Policor

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një burrë në Pejë, ushtroi dhunë fizike e dhunoi bashkëshorten

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person, dyshohet se keqtrajtoi nënën

Ndalohet për 48 orë edhe një kryesues për manipulim të votave në Malishevë

Arrestohet një person në Malishevë për manipulimin e rezultatit të 28 dhjetorit

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: I zhgënjyer me Gjykatën Speciale, viktimat po kthehen në dhunues

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëdorëzohet në polici i kërkuar për kanosje ndaj personit zyrtar

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

FFM dënon Vardarin për thirrjet raciste antishqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën