TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bosnja mposht Gjeorgjinë dhe kualifikohet në të tetën e finales në Eurobasket

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Bosnja mposht Gjeorgjinë dhe kualifikohet në të tetën e finales në Eurobasket

Kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës nw basketboll, ka arritur një fitore të madhe sot në Limassol, duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 84:76 dhe duke siguruar kështu kalimin në fazën e eliminimit direkt të Eurobasketit.

Skuadra e trajnerit Adis Bećiragić, i cili udhëheq me Trepçën në Kosovë, e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer. Kenan Kamenjaš hapi serinë me një trepikësh, ndërsa më pas në skenë dolën yjet si Jusuf Nurkić, Edin Atić dhe Amar Gegić, të cilët me paraqitje të forta sollën epërsi të hershme. Pas dhjetë minutave lojë, rezultati ishte 20:15 në favor të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gegić vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ndërsa Adin Vrabac dhuroi disa minuta fantastike, duke shënuar shtatë pikë dhe kontribuar dukshëm në lojën defanzive
Në pushim, përfaqësuesja boshnjake shkoi me 12 pikë epërsi – 47:35.

Gjeorgjia u kthye në lojë dhe dy minuta para fundit të periodës së tretë, afruan rezultatin në vetëm pesë pikë – 61:56. Pas 30 minutave, rezultati ishte 67:62 për Bosnjën, falë edhe një aksioni të fundit të suksesshëm nga Kamenjaš.

Në periudhën e fundit, Gjeorgjia arriti të barazojë shifrat në 69:69, tetë minuta para fundit të ndeshjes, pas një trepikëshi nga Baldwin. Ajo që dukej si fitore e sigurt, tani u kthye në një përballje të ngushtë ku çdo aksion kishte peshë të madhe.

Por, në momentet vendimtare, u rikthye John Roberson, i cili shënoi një trepikësh për epërsinë 76:71, pesë minuta e gjysmë nga fundi. Një faull antisportiv nga Bitadze i dha Bosnjës një tjetër mundësi për t’u shkëputur, dhe më pas Lazić realizoi një trepikësh vendimtar për 80:71, tre minuta para fundit.

Në fund, me një mbrojtje të hekurt dhe një Nurkić dominues në zonë, Bosnja e mbylli ndeshjen me fitore 84:76, duke siguruar kalimin në 1/8 e finales së Eurobasketit.

Jusuf Nurkić ishte lideri i ekipit me 15 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa po aq pikë shënoi edhe John Roberson. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Atić, Vrabac dhe Gegić, të cilët treguan se Bosnja është ekip me shumë thellësi dhe karakter.

Te Gjeorgjia, më i miri ishte Mamukelashvili me 20 pikë, ndërsa Baldwin shtoi 18 të tjera – por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur Bosnjen drejt fazës tjetër të kampionatit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

Dramë në hapje të Final 8, Bora fiton 2 pikë ndaj Istogut

Bora i revanshohet Rahovecit

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Trajneri i ri i Yllit kthen fitoret në Suharekë, mposhtet Prishtina

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Albion Rrahmani shënon gol pas një kohe të gjatë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dëmtohet një varr në Kamenicë

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

Shtetasi i Serbisë shkakton aksident në Leposaviq, goditi me kamion tri automjete

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Mbrojtja mbyll zyrtarisht paraqitjen e provave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Këmbësori goditet nga vetura në Prizren, dërgohet në QKUK

Protesta, kritika, thirrje – Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

​Arsenali nis ofensivën për yllin kryesor të Juventusit

Lëshohen paralajmërime për rreziqet e fillerëve të fytyrës

Lëshohen paralajmërime për rreziqet e fillerëve të fytyrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën