TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bosch mbështet presidenten Osmani: Përmbledhje shumë e mirë e problemeve

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Bosch mbështet presidenten Osmani: Përmbledhje shumë e mirë e problemeve

Ai ka thënë se Osmani ka bërë një përmbledhje shumë të mirë të problemeve sa i përketë takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe shkeljet dhe moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Postimi i plotë i Bosch në Facebook:

Përmbledhje shumë e mirë e problemeve nga Presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili përfundoi pa marrëveshje, transmeton RTKlive.

Përmes Facebook-ut, presidentja Osmani ka thënë:

“Rregulli i parë i çdo procesi ndërmjetësimi është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga zoti Borell ishte njëanshmëri e hapur, një akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti krejtësisht të deformuar. Sikur Borell të respektonte parimet bazë të neutralitetit, ai do t’i kishte përmendur Serbisë të paktën disa nga marrëveshjet e shkelura të Brukselit, në vend që të akuzonte Kosovën:

  1. Shkelje e detyrimit për shpërbërjen e strukturave paralele kriminale ilegale, siç e kërkon Marrëveshja e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura mbështeten, financohen dhe armatosen nga Vuçiq, duke synuar të sulmojnë Kosovën sipas stilit të planit të Putinit;

2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes 2013, i cili kërkon nga të dyja palët miratimin e ligjeve        për amnisti. Deri më tani vetëm Kosova e ka miratuar;

  1. Shkelje e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e vitit 2013, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive politike serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj Qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë në raportet e ekipeve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve;
  2. Shkelje e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet nga Serbia që të mos bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;
  3. Shkelje e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013, e cila parashikonte integrimin e serbëve në polici, gjyqësor etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje përmes nënshkrimit të kontratave me institucionet ilegale të Serbisë, ndërsa nuk kemi parë asnjë reagim nga BE;
  4. Bllokimi i zbatimit të Marrëveshjes për energjinë për afro 10 vjet;
  5. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Serbia nuk ka lejuar shumë zyrtarë të Kosovës dhe qytetarë të të gjitha profileve të hyjnë në Serbi, ka refuzuar dokumentet e lëshuara nga Kosova, etj.;
  6. Mos zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin, duke vendosur vula, me mbishkrimin “Republika e Serbisë – Kosovë dhe Metohi – nën administrimin e OKB-së dhe Rezolutën 1244”, mbi dokumentet origjinale të lëshuara nga gjykatat e Kosovës dhe institucionet tjera;
  7. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrës ndërlidhëse, sipas marrëveshjes së palëve;
  8. Shkelje e marrëveshjes për doganat pasi Serbia ende përdor vula paralele doganore etj.;
  9. Shkelje e marrëveshjes kadastrale pasi Serbia nuk ka bërë asnjë progres në lidhje me obligimet e saj për dorëzimin e dokumenteve origjinale kadastrale;
  10. Shkelje e marrëveshjes për diploma, pasi Serbia nuk ka bërë përparim në këtë drejtim;
  11. Shkelje e marrëveshjes për Urën e Ibrit, duke u bërë thirrje strukturave të paligjshme që të vazhdojnë aktivitetet e paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;
  12. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës dhe duke keqinterpretuar marrëveshjen në fusnotë pothuajse në çdo organizatë rajonale apo të BE-së, qofshin ato të mbledhjeve të nivelit qeveritar, parlamentar apo të çfarëdo niveli tjetër;
  13. Shkelje e detyrimeve për funksionalizimin e pikave të kalimit kufitar;

Lista është më e gjatë se kjo.

Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Megjithatë, Kosova kurrë nuk do të heqë dorë nga qëllimi i saj i qartë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë, si dhe ligjin dhe rendin në të gjithë territorin e saj.”

Tags: Robert BoschVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X