TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Borxhet e FSSh-së i lënë pacientët pa shërbime shëndetësore, Vitia: Do të bëhet një plan

nga TËVË 1
28 Maj, 2023
0
A A
Arben Vitia rikthehet në pozitën e ministrit të Shëndetësisë

Borxhi prej rreth 30 milionë eurove i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore karshi institucioneve private në vend dhe atyre jashtë vendit, po i lë pacientët pa marrë trajtim shëndetësor për mjekimin që nuk po mund ta marrin në institucionet publike. Kjo po ndodh pasi që fletë-zotimet e lëshuara nga FSSH-ja nuk po njihen nga këto spitale për shkak të borxheve të papaguara.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve kërkon që sa më shpejt institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje për pagesën e këtij borxhi, pasi pacientët vetëm sa po varfërohen, duke u munduar t’i sigurojnë vetë mjetet për shërim.

Ndërsa, nga Fondi për Sigurime Shëndetësore thonë se si institucion nuk kanë mjete për shlyerjen e këtij borxhi milionësh, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaron se do të bëhet një plan për këtë çështje bazuar në evidenca.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra ka deklaruar se pacientët e Kosovës po pësojnë nga këto telashe financiare që i ka Fondi për Sigurime Shëndetësore.

Ai ka thënë se fletë-zotimet e lëshuara nga Fondi nuk po u njihen pacientëve, të cilët më pastaj po detyrohen vetë t’i sigurojnë paratë për trajtim shëndetësor.

“Pacientët po bien pre edhe njëherë që Fondi për trajtim jashtë institucioneve publike nuk po administrohet në mënyrë më të mirë dhe pacientët janë duke pësuar në vazhdimësi për të marrë shërbime shëndetësore në një institucion tjetër. Deri më tash nuk ka ndonjë përgjegjësi të caktuar, sa i përket këtij Fondi mendoj se duhet të fillohet të kërkohet përgjegjësia në mënyrë që pacientë të fillojnë dhe të marrim shërbimet shëndetësore që u nevojiten. Spitalet nuk ua njohin zotimet që jep FSSH-ja nuk i njohin në vendet tjera, pacienti detyrohet t’i mbledh paratë vetë dhe të paguajë për atë shërbim që dëshiron ta merr jashtë institucioneve publike, ato zotimet që i ka dhënë Fondi nuk i njohin asnjëherë dhe kjo padyshim që shkakton probleme, sepse disa sëmundje janë shumë të kushtueshme dhe pacientët nuk mund t’i mbulojnë. Duhet të paguhen këto borxhe shumë shpejt dhe institucionet duhet të marrin masa që të zvogëlojnë nevojën që qytetarë të trajtohen jashtë institucioneve publike. Pra, t’i përmirësojnë shërbimet shëndetësore brenda vendit dhe maksimizojnë mundësinë që ata të trajtohen këtu”, ka thënë Kodra.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri ka deklaruar se tashmë kanë themeluar një Komision që ka për obligim evidentimin e borxheve, të cilat Fondi i ka në spitalet private e publike jashtë vendit.

Kaçuri ka thënë se Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk ka mundësi financiare për shlyerjen e këtij borxhi milionësh, por ka theksuar se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë premtim konkret nga Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim.

“E kemi themeluar një komisioni që ka për obligim evidentimin e të gjitha borxheve të cilat Fondi i ka ndaj spitaleve publike kryesisht jashtë vendit dhe private brenda vendit dhe ka për obligim evidentimin e këtyre borxheve dhe saktësimin e tyre dhe pastaj të shihet mundësia e shlyerjes së këtyre borxheve përmes programimit apo arritjes së ndonjë marrëveshje kryesisht me spitalet turke ku e dimë që spitalet turke kanë numrin më të madh të këtyre obligime. Konkretisht nuk kemi marrë ndonjë premtim që shuma komplet do të paguhet, mirëpo kjo punë vazhdon se duhet një proces, duhet të pasqyrohet njëherë gjendja në të cilën jemi. Është e vërtetë që ne si Fond nuk mund t’i mbulojmë të gjitha këto shpenzime që i kemi trashëguar në numër të madh të obligimeve marrë për bazë se asnjëherë nuk janë respektuar mundësitë buxhetore që i ka pasur Fondi dhe janë aprovuar kërkesa jashtë mungesa buxhetore”, ka thënë ai.

Edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të FSSh-së, Bujar Kaçuri pranon se ka raste kur spitalet ndaj të cilave ka borxhe Fondi, pacientëve nuk po ua pranojnë fletë-zotimet e lëshuara nga ky institucion.

“Ka raste kur spitali nuk e pranon fletë-zotimin, të cilin e lëshojmë ne si institucion, por Fondi nuk ka ndonjë mekanizëm që do tu dilte në ndihmë këtyre pacientëve. Është vendim i spitaleve dhe në arsyetim thuhet se për shkak të borxheve të mëdha të papaguara nga Fondi nuk mund t’i trajtojmë pacientët, momentalisht nuk kemi ndonjë mundësi për t’u dalë në ndonjë formë apo ndonjë ndihmë tjetër t’ua ofrojmë pacientëve”, është shprehur Kaçuri, shkruan KP.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke mos dhënë ndonjë afat se kur mund të bëhen këto pagesa ka deklaruar se kanë takuar spitalet ndaj të cilave Fondi ka borxhe dhe tashmë po presin evidencat e një grupi punues në bazë të të cilave do të hartohet edhe plani për shlyerjen e këtyre borxheve.

“Ne kemi pasur edhe takime dhe komunikime me spitalet, të cilave Fondin i Sigurimeve Shëndetësore u ka borxhe, është formuar një ekip punues brenda Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ku do të kontaktohen të gjitha spitalet në mënyrë që të bëhet evaluimi i të gjitha këtyre borxheve dhe të ndërtohet edhe një plan se si do të lahen këto borxhe, por bazuar në këto evidenca që ky grup punues do t’i paraqes si borxhe të detajuara dhe mirë analizuara”, thotë Vitia.

Vitin e kaluar për shkak të dyshimeve për keqpërdorim dhe keqmenaxhim për trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi, Bordi i Fondi e ka shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit, Fatmir Plakiqin.

Tags: Arben Vitiaborxhet e FSSh-sëMinistria e Shendetesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

Abdixhiku: Ngërçi politik vazhdon, VV-ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Gjyqtarët Kastrati dhe Mehmeti nuk delegohen as në këtë xhiro

Gjyqtarët Kastrati dhe Mehmeti nuk delegohen as në këtë xhiro

“Ska risi”- Krasniqi pas takimit me presidenten ‘shuan’ shpresat për zhbllokim

“Ska risi”- Krasniqi pas takimit me presidenten ‘shuan’ shpresat për zhbllokim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X