Kështu ka njoftuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se takimi do të mbahet nesër, përcjell teve1.info
“Të vazhdojmë përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Josep Borrell do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në takime të ndara nesër në Paris”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. /Teve1.info/
Kosovo/Serbia: To continue 🇪🇺 efforts to help 🇷🇸🇽🇰 to de-escalate,defuse current tensions and advance in EU facilitated Dialogue, @JosepBorrellF will meet with @albinkurti & @predsednikrs @avucic in Paris tomorrow in separate meetings.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 10, 2022