Kështu ka njoftuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përcjell teve1.info
“Të vazhdojmë përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Josep Borrell do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në takime të ndara nesër në Paris”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. /Teve1.info/