Përmes një videomesazhi të publikuar në Twitter, Borrell është shprehur se ka ende disa probleme për t’u zgjidhur por sot ka qenë një ditë e mirë, përcjell teve1.info
“Pres që të dy liderët të vazhdojnë të tregojnë konstruktivitet, në mënyrë që të zgjedhin problemin edhe për targat…dhe sot kemi arritur një zgjidhje, janë disa probleme në pritje dhe na duhet të punojmë për t’i zgijdhur ato por sot është një ditë e mirë”, ka thënë ai.
Borrell po ashtu ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për udhëheqjen në dialog.
I am happy that we found a European solution that facilitates travel between #Kosovo and #Serbia, which is in the interest of all citizens of Kosovo and Serbia.
I thank @predsednikrs and @albinkurti for their leadership, and underline the excellent practical EU – US cooperation pic.twitter.com/kO4UZNenwk
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022