TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore

by teve1
1 vit ago
0
A A
Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka thënë Kosovës dhe Serbisë se progresi për anëtarësim në BE dhe ai në dialog duhet të shkojnë dorë për dore.

Borell shpreson që marrëveshja bazë e Brukselit e cila siç ka thënë nuk ishte e lehtë për tu arritur të zbatohet nga dyja shtetet dhe kështu sipas tij të ecet përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Në Kosovë dhe Serbi më lejoni të përmend punën që jemi duke bërë në dialog, më besoni shumë punë. Kemi zgjidhur çështjen e targave me marrëveshje reciproke, kemi pasur sukses në politikën për pranim të dokumenteve më në fund, duke ua mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë të lëvizin pa pengesa nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Është arritje e rëndësishme, nuk ishte e lehtë. I dhamë fund pas 20 vjetëve shpenzimit të parregullt të energjisë elektrike në veri. Dhe arritëm marrëveshjen bazë në Brukel dhe aneksin në Ohër. Fatkeqësisht, zbatimi është në pritje. Dhe për të dyja, progresi për anëtarësim në BE dhe ai në dialog duhet të shkojnë dorë për dore. Jo njërën po, njërën jo. Kjo ka nevojë për përpjekje dhe punë të palodhshme dhe shpresoj që kjo marrëveshje, që nuk ishte e lehtë për t’u arritur, të zbatohet dhe të ecet përpara drejt normalizimit dhe anëtarësimit në BE”, ka thënë ai gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën

Po ashtu ai ka thënë se zgjerimi do të jetë në krye të agjendës së Komisionit Evropian, duke e cilësuar KE-në si magnet.

“Janë nëntë kandidate dhe një potencial – dyfish më shumë se sa ishin në vitin 2019. Tregon se Komisioni Evropian vepron si magnet, atraktiv për njerëzit dhe shtetet. Integrimi gradual ka avancuar dhe qytetarët e shteteve që duan të anëtarësohen kanë përfituar tashmë. Nuk kanë nevojë të presin deri në fund dhe pastaj t’i kenë të gjitha. Është proces. Dhe gjatë procesit, përfitimet janë të prekshme dhe qytetarët i marrin ditë për ditë – kjo përfshin udhëtimin pa viza të Ballkanit Perëndimor nëpër shtetet e BE-së dhe kemi prezantuar Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë e Ukrainën, ku sundimi i ligjit është në qendër”, ka shtuar ai./teve1.info/

Tags: anetaresimi ne BEdialoguJosep BorrellKosovaRaporti i ProgresitSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën