TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bordi i ShSKUK-së zotohet për zvogëlimin e listës së pritjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bordi i ShSKUK-së zotohet për zvogëlimin e listës së pritjes

Kryetari i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Naim Bardiq, ka deklaruar se rëndësi të veçantë do t’i japin adresimit të rekomandimeve të dala nga raporti i auditivit.

Krahas kësaj, Bardiq ka thënë se do të mundohen ta eliminojnë listën e pritjes aty ku kanë mundësi. Këto deklarime ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi.

“Rëndësi të veçantë i kemi dhënë adresimit të rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të SHSKUK-së. Jemi duke bërë maksimum aty ku ka mundësi në eliminimin e listave të pritjes. Do të jemi në funksion të arritjes së planit të punës të menaxhmentit të ShSKUK-së, kemi në fokus harmonizimin e aktiviteteve të ShSKUK me MSh dhe me ministritë tjera të linjës për projekte infrastrukturore”, tha Bardiq.

Ai u shpreh se si Bord kanë realizuar gjithsej 12 mbledhje ku janë trajtuar tema të caktuara në mënyrë që siç tha, t’u ofrojnë zgjidhje.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi tha se sfidë mbetet furnizimi me barna dhe materiale shpenzuese, mungon dokumenti i brendshëm, nuk ka udhërrëfyes klinik etj.

Ai madje tha se infrastruktura është e vjetërsuar dhe se janë vonë me digjitalizimin.

“Gjatë kësaj periudhe kam bërë disa vizita për t’u njohur me infrastrukturë dhe kam vërejt funksionimin. Sfidat janë furnizimi i barnave dhe materialeve shpenzuese, mungon dokumenti i brendshëm, nuk ka udhërrëfyes klinik e kështu më radhë. Infrastruktura është e vjetërsuar dhe jemi vonë me digjitalizimin. Misioni im rrjedh nga vizioni dhe me arritjen e këtij misioni do të merremi me disa drejtime kryesisht me listën e shërbimeve shëndetësore”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se është parë një dëshirë e flaktë e Qeverisë është për një kontroll të plotë në këtë institucion.

“Janë 30 muaj të kësaj Qeverie dhe është drejtori i katërt i ShSKUK-së. E kemi par një dëshirë të flaktë të kësaj Qeverie është për një kontroll të plotë dhe kjo u bë me zgjedhjen e një sekretari në krye të bordit. Esenciale është mungesa e barnave dhe kjo është fatkeqësi me fol kur është proklamuar për rritje të buxhetit. Si do ta adresoni sepse mos të ketë antibiotik është papërgjegjësi dhe e dyta është lista esenciale”, tha Zemaj teksa përmendi disa Klinika që ka lista të pritjes.

Zemaj pyeti se kur së fundmi është përpiluar lista e esenciale dhe kur do të ketë përditësim të saj si dhe disa pyetje tjera./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërndahen mbi 1 mijë pako ushqimore për nder të muajit të Ramazanit në Mitrovicë

Shpërndahen mbi 1 mijë pako ushqimore për nder të muajit të Ramazanit në Mitrovicë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën