TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bolton: Mund te rikthehet ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1
A A
Bolton: Mund te rikthehet ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, në një intervistë ekskluzive dhënë për TëVë1 ka paralajmëruar se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Diplomati amerikan tregon se këtë ide ia kishte prezantuar ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Gjatë administratës së parë të Donald Trump është folur shumë për mundësinë e “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një moment të hapur për këtë opsion si zgjidhje përfundimtare në mes të dyja shteteve ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

E se si erdhën deri kjo ide për “korrigjim te kufijve”, rrëfen për tëvë1 ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton.

“Idenë e një shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë ma sugjeroi fillimisht ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Më pas për këtë çështje unë fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Unë mendova se ky opsion ishte në interesin e stabilitetit në Ballkan për të gjetur një zgjidhje për konfliktet e papërfunduara”, thotë ai.

Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump do të udhëheqë sërish si president me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas këtyre zhvillimeve, Bolton nuk e përjashton mundësinë që ideja e shkëmbimit të territoreve të kthehet sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Unë mendoj që gjatë mandatit të dytë të Donald Trump mund të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve. Por, për këtë gjë kërkohet gatishmëri edhe nga Kosova e Serbia në mënyrë që të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë. Në pikëpamjen time kjo marrëveshje nuk do të paraqiste rrezik për shtetet e tjera të rajonit sepse do të ishte një marrëveshje vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë me pëlqimin e të dyja palëve”.

Diplomati amerikan ka folur edhe për ndryshimet gjeopolitike, ku thotë se Rusia paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Andaj ai ka porositur Kosovën dhe Serbinë që në këto rrethana të gjejnë guxim për kompromise.

“Nuk dyshoj që Rusia është e interesuar të krijojë trazira në rajonin e Ballkanit për arsye të ndryshme historike. Lufta në Ukrainë nuk po iu shkon edhe aq mirë, por ambiciet e tyre janë më të mëdha. Prandaj është tepër e rëndësishme për Kosovën dhe Serbisë që të gjejnë një marrëveshje. Qytetarët nga të dyja vendet duhet të jenë të gatshëm të pranojnë zgjidhje të vështira për një të ardhme më të sigurt. Nuk mund të pritet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i zgjidhur problemet. Pyetja ime është se a po angazhohen mjaftueshëm Kosova dhe Serbia për t’i tejkaluar problemet e tyre”, përfundon Bolton.

Kujtojmë që shtetet kryesore evropiane ishin kundër një marrëveshjeje për ndryshim te kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht faktit se Vuçiq dhe Thaçi nuk ofruan asnjëherë propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KQZ shton ekipet numëruese, rinumërohen 316 nga 914 vendvotime

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KQZ shton ekipet numëruese, rinumërohen 316 nga 914 vendvotime

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Zhegrova ftohet për duelin me Cagliarin

Të paktën 560 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

SHBA-ja emëron Rubion, Blairin dhe Kushnerin në bordin e Gazës të Trumpit

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Abdixhiku: Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garada e Ajovës thotë se kishte nderin të priste komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën