TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së

nga TËVË 1
17 Gusht, 2024
0
A A
Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të RTK-së

Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.

Dorëheqja e tij lidhet me publikimin e një artikullit nga portali i RTK-së se dy media në Kosovë financohen nga Serbia. Lidhur me këtë Boletini ka thënë se përpjekjet për të adresuar “skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar” gjatë këtyre javëve kanë qenë të përditshme dhe të vazhdueshme.

Tutje, ai ka thënë se që nga data 9 gusht zëvendësdrejtori Adi Krasta nuk e ka adresuar atë raport.

“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, tha shkruar Boletini në Facebook.

Ai ka shkruar se “në këtë situatë bordi i kishte duart e lidhura. Për këtë arsye u bë e domosdoshme emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit dhe hapja e konkursit po ashtu sot. Gjetja e një personi që e merr udhëheqjen në këtë situatë delikate ishte e vështirë. Ai që është në detyrë nuk po e bënte, patatja e nxehtë e priste dike tjetër. Megjithatë një kandidat ishte i gatshëm ta merrte detyrën.

Qëndrimi ishte që ai ta adresojë me urgjencë raportin e komisionit dhe të marrë masat sipas ligjit dhe rregulloreve, të bëhet një komunikatë dhe të kërkohej falje ndaj dy mediave të apostrofuara dhe rasti të merrte epilog shumë shpejtë. Ishte një përpjekje e fundit e imja.

Por, kjo u bë e pamundur. Votuan kundër Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. I pari dje ishte pro që të votohet kandidati për u.d, e. Sot votoi kundër. E dyta kishte qëndrim paraprak kundër. Që nga publikimi i atij artikulli, plani i disa anëtarëve të bordit ishte i qartë, mos të ketë ndëshkim atë ditë. Data 23 korrik kur ftova mbledhje urgjente pas shkrimit joprofesional, na gjeti të ndarë në dysh, ne të fushës së mediave, unë, Arta, Safeti dhe Birolli, ishim të qartë se ai artikull kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend në RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej kërkuar falje dhe duhej suspenduar të gjithë personat e involvuar. Ne si bord kishim në përgjegjësi suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla dhe të sqarohet mirë situata për vendim final.

Kjo gjë u bë e pamundur nga tre anëtarët tjerë, ishin kundër kësaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica). Disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim. Mendime këto që në fund maten me vota. Megjithatë u dakorduam për një komision profesional që ta zbardhë rastin. Gjatë asaj dite veçse kisha kërkuar ekspertizë të IT-së për rastin. Insistimi i stafit editorial se emrat e dy mediumeve nuk janë përmendur, ishte jobindës. Raporti erdhi. Stafi editorial na kishte gënjyer. Emrat ishin përdorur. Masat nuk po merren. Plani për të penguar masat kulmoi sot.

Edhe pas dallimeve të mëdha në mbledhjen e datës 23 korrik. RTK-ja ishte në ‘flakë’ dhe vendosa të qëndroj, përkundër që iniciativa për suspendimet dështoi, por dorëheqja atë ditë ishte një ligësi dhe dorëzim para një presioni masiv të jashtëm, nga njerëz të shoqërisë civile e mediave të cilët i njoh mirë, e më njohin mirë. Isha i gatshëm t’i marrë gjithë ato kritika e ofendime edhe përkundër faktit që nuk kisha asnjë lloj përgjegjësie për publikimin (dhe me ngulm po kërkoja përgjegjësi), vetëm për ta adresuar këtë rast deri në fund. Isha i bindur për këtë. Qëndrimi im ishte që ky rast të mbyllet të merren masa rigoroze dhe pastaj të rishoh pozicionin tim. Por, zvarritja u bë e madhe dhe e qëllimshme. Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme.

Prandaj, në rrethanat kur:

-Shkeljet janë evidente dhe të dëshmuara dhe bordi u gënjye nga stafi editorial;

-Zëvendësdrejtori që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk merr masa;

Bllokohet tentimi për të emëruar një u.d që merr masa – duart janë të lidhura dhe qëndrimi i mëtutjeshëm është i paefektshëm dhe i pakuptimtë.

RTK në këtë periudhë dy vjeçare ka pasur progres të mirë. Janë bërë punë të mëdha. Ishte sfiduese. Për mua ka qenë angazhim shtatë ditë në javë. Plani i reformës ka qenë i qartë dhe duhej edhe pak që RTK-ja ta bëjë hapin e madh. Shpresoj këtë ta bëjnë ata që mbetën e ata që vijnë”.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), më 26.07 ka konfirmuar raportimin e Tëvë1, se Zana Spahiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i u.d drejtoreshës së mediumit.

/teve1.info/

Tags: besnik boletiniBordiRTK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Auto Draft

Ekskluzive, Zeqaj: Ka diskutime për një koalicion mes LVV dhe PDK

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Info Nata – 08.05.2025

Info Nata – 08.05.2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X