TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bojkotimi i blerjeve në Kroaci shkakton pothuajse 50 për qind më pak qarkullim

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Bojkotimi i blerjeve në Kroaci shkakton pothuajse 50 për qind më pak qarkullim

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare.

Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit.

Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”.

Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar, tha përmes një njoftimi administrata tatimore e shtetit.

Qarkullimi i përgjithshëm ishte 47 për qind më i ulët krahasuar me javën e kaluar, shtoi kjo administratë.

Rreth mesditës, vetëm disa konsumatorë po blinin në një supermarket në qendër të Zagrebit, ku zakonisht është i mbushur me njerëz gjatë ditës, raportoi AFP-ja.

“Shitësit nuk do të dëmtohen financiarisht, por ky është një mesazh i rëndësishëm simbolik se rritja e çmimeve duhet të ndalet”, tha për AFP-në, Danko Horvat, qytetar nga Zagrebi.

Grupet e konsumatorëve u shprehën të kënaqur me përgjigjen e publikut.

Bojkoti tronditi shitësit, tha Josip Kelemen, nga grupi për mbrojtjen e konsumatorëve “Halo, inspektore”, që bëri thirrje për protestë.

“Njerëzit ndihen të mashtruar”, tha Kelemen. “Edhe ata që janë të pasur na kanë mbështetur, edhe ata ndihen njësoj”.

Bojkoti po ashtu është mbështetur nga partitë opozitare, sindikatat e tregtisë, disa persona të njohur si dhe nga dy ministra.

Raportimet e mediave lokale dhe postimet në rrjetet sociale kanë shfaqur dyqane të zbrazura në mbarë Kroacinë.

Bojkotimi i së premtes është mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që do të merret parasysh, tha kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, raportoi transmetuesi publik, HRT, më 24 janar.

“Është një mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që ata monitorojnë dhe krahasojnë çmimet dhe vlerësojnë se disa nga këto çmime janë të papranueshme krahasuar me produktet e ngjashme apo të njëjta që janë jashtë vendit. Në ditët e sotme, teknologjia na lejon që me lehtësi të krahasojmë çmimet e produkteve me çmimet në vendet tjera. Mesazhi i qytetarëve është i rëndësishëm dhe do të merret parasysh kur do të përcaktohen masat për kufizimet administrative të çmimeve për disa produkte, masa që Qeveria do t’i miratojë javën e ardhshme”, tha Pllenkoviq gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, shkruan REL.

Sipas ekspertëve, inflacioni në Kroaci gjerësisht është nxitur nga sektori i fryrë publik i shtetit, nga norma e lartë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar – norma më e lartë në Bashkimin Evropian – si dhe nga popullsia e Kroacisë që po plaket e po tkurret.

Në dhjetor të vitit të kaluar, inflacioni vjetor në Kroaci arriti në 4.5 për qind – më i larti në Eurozonë, ku mesatarja e inflacionit është 2.4 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në Kroaci në nëntor ishte 1.366 euro.

Grupet e konsumatorëve janë ankuar vazhdimisht se në Kroaci çmimet janë rritur vazhdimisht që kur shteti miratoi euron si monedhë të saj në janar të vitit 2023.

Tags: Andrej PllenkoviqkroaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën