TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bllokada në Kuvend- Propozohet marrëveshje politike për dalje nga ngërçi

Ka dështuar për të 34-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Nga Vetëvendosje thanë se peng janë bërë inatet politike, derisa opozita si zgjidhje propozuan sërish që të ketë një marrëveshje politike.

nga Shpat Blakcori
19 Qershor, 2025
0
A A
Bllokada në Kuvend- Propozohet marrëveshje politike për dalje nga ngërçi

Nuk mjaftuan as 34 tentime për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ngërçi vazhdon të mbetet te pika për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Nga Vetëvendosje, këtë të enjte, sërish thanë se bllokada në Kuvend po shkaktohet qëllimshëm nga opozita.
Sipas deputetit të kësaj partie, Artan Abrashi, peng janë bërë inatet politike.
“Shprehim zhgënjimin tonë të thellë për këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim me Kushtetutën nga opozita. Zgjedhjet janë proces demokratik dhe kur nuk i fiton, minimalja e etikës politike dhe njerëzore, është ta pranojë dhe të reflektojë karshi rezultatit dhe të vazhdohet rrjedhja procedurale për formimin e institucioneve. Por kjo nuk po ndodh. Inatet destruktive politike, pa ndonjë qëllim të qartë, po e mbajnë peng tash e disa kohë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abrashi.
Kurse, nënkryetarja nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po duan bashkëpunim.
“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh. Ne kërkojmë zgjidhje, kemi ofruar zgjidhje, mirëpo LVV nuk dëshiron bashkëpunim, por dëshiron diktakt dhe nënshtrim, dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit”, ka thënë Çitaku.
E nga LDK u tha se ngërçi mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike.

“Edhe sot kërkojmë që partia e parë të menaxhojë detyrën e vet të dalë nga 9 shkurti, t’i jep mundësi që Kuvendi i Republikës të konstituohet, sipas një marrëveshje eventuale që arrihet dhe të hyn në fazën e ndërtimit dhe legjitimit të kuvendit të Republikës”, ka thënë Haziri

Deklarata të ashpra ndaj Kurtit pati edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Mashtruesi, për fat të keq po e paguajmë çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua s’është befasi. Edhe kjo situatë duhet të marrë fund. Mashtruesi s’mundet pa kufi të tallet me një vend”, është shprehur Haradinaj.
E kreu i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, treguan se kishin zhvilluar një takim konstruktiv më njëri-tjetrin.

“Po jemi takuar (me Abdixhikun), kemi pas një takim shumë të mirë, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pas një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimet politike, ekonomike rajonale, angazhimet tona, obligimet që duhet kryhen. E rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme është që po ndodhin gjithë takimet”, ka thënë Limaj.

“Takim shumë miqësor me zotëri Limajn, asgjë më shumë se kaq”, është shprehur Abdixhiku.
Seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të shtunën në ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja mbështet Kurtin: T’i quash nomadë opozitën është e paktë

Ramabaja mbështet Kurtin: T’i quash nomadë opozitën është e paktë

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

I jashtëzakonshmi Messi, gol nga gjuajtja e lirë për fitoren ndaj Portos

I jashtëzakonshmi Messi, gol nga gjuajtja e lirë për fitoren ndaj Portos

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

“Info Nata” – 19.06.2025

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

Kraki i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Qëndrimet e Gërvallës janë të faktuara, LDK s’lëviz pa PDK-në

Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X