TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme të arrihej një marrëveshje armëpushimi në Gazë. Por, kryediplomati amerikan përmbylli udhëtimin e tij në këtë rajon pa një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari kanë varur shpresat te një propozim “kompromisi” të prezantuar nga SHBA-ja që synon të ngushtojë dallimet mes Izraelit dhe Hamasit në luftën 10-mujore, pasi negociatat përfunduan javën e kaluar pa një marrëveshja.

Marrëveshja “duhet të bëhet dhe duhet të arrihet në ditët në vijim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi” që kjo të arrihet, tha Blinken për gazetarët në Doha të martën, para se të nisej drejt Uashingtonit.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, që udhëtonte me Blinkenin, tha se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë.

Të martën, Blinken qëndroi në Egjipt, ku zhvilloi bisedime me presidentin Abdel-Fatah El-Sisi, dhe më pas vizitoi Katarin.

Të hënën ai ishte takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Pas takimit me të, Blinken tha se Izraeli ka pranuar propozimin dhe i bëri thirrje edhe Hamasit që ta pranojë. Grupi radikal palestinez nuk e ka refuzuar propozimin në mënyrë eksplicite, por ka thënë se propozimi i fundit zhbënë kushtet për të cilat palët janë pajtuar paraprakisht.

Blinken u pyet në Katar lidhur me kushtet për tërheqjen e trupave izraelite, në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi. Ai u pyet të komentojë raportimet se Netanyahu ka thënë se mund ta bindë Blinkenin që Izraeli të mbajë trupat në Korridorin Filadelfia midis Egjiptit dhe Gazës.

“SHBA-ja nuk pranon një pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli”, tha Blinken. “Më specifikisht, marrëveshja është e qartë sa i përket kohës dhe lokacioneve të tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza dhe Izraeli është pajtuar për këtë”, shtoi ai.

Si Hamasi, ashtu edhe Egjipti kundërshtojnë idenë që Izraeli të mbajë trupa në Korridorin Filadelfia, por Netanyahu ka insistuar se trupat janë të nevojshme të qëndrojnë atje, në mënyrë që të ndalet kontrabanda e armëve për në Gazë.

“Armëpushimi në Gazë duhet të jetë nisje e një njohjeje më të gjerë ndërkombëtare e shtetit palestinez dhe e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, pasi kjo është garanci për stabilitetin në rajon”, tha Sisi pas takimit me Blinkenin.

Blinken tha se propozimi i fundit për marrëveshja “ndoshta është më i miri, ndoshta është mundësia e fundit”.

SHBA-ja dhe ndërmjetësit po synojnë të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 persona./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën