TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë për arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, që të përfshijë lirimin e pengjeve që Hamasi mban në Gazë dhe tha se e vetmja pengesë për të realizuar këtë “është Hamasi”.

Në një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv, Sekretari Blinken tha se “koha është tani” për të vepruar lidhur me propozimin për armëpushim.

Zoti Blinken u takua gjithashtu me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i bëri thirrje për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë.

“Ndërsa vazhdojmë pa ndërprerje përpjekjet e vendosura për të arritur armëpushimin që do t’i kthente pengjet në shtëpitë e tyre, ne duhet të përqendrohemi gjithashtu tek njerëzit në Gazë që po vuajnë nga ky konflikt i shkaktuar nga Hamasi”, tha ai.

Diplomati i lartë amerikan i ka bërë vazhdimisht thirrje Hamasit të pranojë propozimin e armëpushimit gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon që përfshinte edhe ndalesa në Arabinë Saudite dhe Jordani.

Vizita e tij në Tel Aviv është ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, i shtati që kur filloi kriza pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Presidenti Herzog tha se kthimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi “është dhe duhet të jetë përparësia kryesore e komunitetit ndërkombëtar”.

Pas takimit, zoti Blinken foli me familjet e pengjeve që po demonstronin jashtë, të cilët mbanin shenja dhe hidhnin slogane për kthimin e pengjeve.

“Sjellja e të dashurve tuaj në shtëpi është në qendër të gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë”, tha ai.

Hamasi besohet se ende mban rreth 100 pengje, së bashku me eshtrat e rreth 30 të tjerëve, pasi mori peng rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit në Izrael, ku militantët vranë 1200 persona.

Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 34,500 personave, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi. /VOA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

​Shtetasi shqiptar gjendet pas tri ditësh i djegur brenda veturës nga një gjuetar

​Shtetasi shqiptar gjendet pas tri ditësh i djegur brenda veturës nga një gjuetar

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për shitblerje narkotikësh, policia i gjen armë e bombë

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Vodhën në një lokal, arrestohen dy persona në Prishtinë

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person, sulmoi fizikisht prindërit e tij në Gllogoc

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gruaja nga Kamenica njofton policinë për shqetësime të vazhdueshme telefonike nga një i dyshuar

​KQZ shpërndan mbi 1 milion fletëvotime për balotazhin e 9 nëntorit

​KQZ shpërndan mbi 1 milion fletëvotime për balotazhin e 9 nëntorit

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën