TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Blindohet veriu – sigurohet me policë të Kosovës dhe trupa shtesë të KFOR-it

KFOR-i është përforcuar edhe me 200 pjesëtarë të kontingjentit italian që sipas njoftimit të tyre, është bërë për arsyeje të rritjes së sigurisë para zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat pritet të mbahen në Kosovë. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Tëvë1 se janë shtuar pjesëtarë të policisë së Kosovës pas sulmeve në veri dhe sipas tij, bashkëpunimi me KFOR është në nivel të duhur duke patrulluar së bashku. Njohësi i sigurisë Arben Dashevci tha se ky shtim i masave të sigurisë po bëhet për të krijuar më shumë qetësi në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

by Venhar Isufi
1 vit ago
48
A A
Blindohet veriu – sigurohet me policë të Kosovës dhe trupa shtesë të KFOR-it

Lëvizjet i bëjnë të shpeshta duke monitoruar situatën.

Jo vetëm mbi urën e Ibrit, pjesëtarë të KFOR-it tash do të shihen më shumë në katër komunat veriore së bashku me Policinë e Kosovës.

Kjo pasi Aleanca Ushtarake NATO, ka vendosur të rrisë numrin prej 200 ushtarakëve Italian në Kosovë, siç thuhet, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se po vazhdon koordinimi me KFOR-in dhe janë marrë masat e sigurisë.

“Nuk është ndonjë befasi që numri i policëve shtohet ose zbritet është shtu numri i policëve në veri të vendit sidomos pas shpërthimeve të fundit dhe rasti i Iber-Lepencit, ndërsa sa i përket KFOR-it unë nuk mund të flas për shtimin e numrit ttë tyre. Atë çfarë mund të them është që ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta sidomos në zonën kufitare. Kemi patrullime të përbashkëta të koordinime dhe sinkronizuar”.

Arben Dashevci ekspert i sigurisë, tha se rritja e pjesëtarëve të KFOR-it tregon  se vëmendja është për të rritur sigurinë bashkë me Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës dhe instancat e sigurisë e kanë kapacitetin e plotë për veprim në çdo territor të Republikës së Kosovës, mirëpo në çdo shtim në këto situata të caktuara vetëm sa e siguron sigurinë duke pas parasysh sa shumë e kemi luftuar pasigurinë në këtë shtet këtë e shoh si mbarëvajtje të qetësisë, lirisë, demokracisë dhe të votohet lirshëm si në çdo vend të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Masat e sigurisë edhe nga ana e policisë u morën për të parandaluar çdo sulm të mundshëm pas atij të kanalit kryesor në Ibër – Lepenc në Varage të Zubin Potokut.

Share7Tweet4

Postime të ngjashme

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën