TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Blakaj: Vetëm 71 të dënuar për krimet e luftës në Kosovë

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Blakaj: Vetëm 71 të dënuar për krimet e luftës në Kosovë

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 deklaroi se këto vendime janë marrë në gjykatat në Kosovë e Serbi.

Sipas tij, nuk është bërë mjaftueshëm në këtë drejtim.

“Nga ana tjetër kemi mbledhë informacione dhe kemi dokumentu viktima për ata që janë vra ose zhdukur gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Numri i tyre është mbi 13 mijë e 500, mbi 10 mijë apo më saktë 10 mijë e 800 kanë qenë civilë, pra viktima të krimeve të luftës. Nga ana tjetër nga monitorimi i gjykimeve, statistikat tona tregojnë që deri më tash 71 persona nga të gjitha këto gjykata janë dënu me një aktgjykim të plotëfuqishëm për krime në Kosovë. Nëse e ngrejmë një paralele me numrin e viktimave po flas për ata që s’janë më në jetë dhe numrin e proceseve gjyqësore dhe atyre të dënuarve është e qartë se shumica dërmuese e viktimave nuk kanë parë drejtësi nuk është bërë mjaftueshëm”, tha ai.

Madje, ai vlerëson se nuk mund të pritet që të gjithë ata që kanë kryer krime të marrin dënimin e merituar, por se është dashur të bëhet më shumë që kriminelët të dënohen.

“Sigurisht nuk mund të presim që të gjithë ata që kanë kryer krime të dënohen mund të ketë autoritete është dashtë të bëjnë shumë më shumë, kapacitetet e gjyqësorit janë të tilla nuk ka asnjë shembull në botë që të gjithë që kanë marrë pjesë në mizori apo konflikte janë përgjegjës para drejtësisë, por së paku përgjegjësit kryesorë do të duhej të përgjigjeshin për krimet e tyre kjo nuk ka ndodhur në Kosovë për fat të keq”, shton ai.

Tutje, ai përmend edhe faktin se ka mungesë të provave kur thotë se nuk mund të ketë tashmë ndonjë veprim për të dënuar autorët e këtyre krimeve.

“Por besoj që ka mundur të bëhet shumë më shumë në rend të parë nuk jemi të sigurt se sa janë mbledhë provat mbi këto krime kanë kaluar 23 vjet nga lufta në Kosovë. Kjo ka ndodhur sepse nuk mund të flasim për prova forenzike, shumë vështirë arrihet ndonjë provë te ndonjë dokument i shkuar urdhër si duket arkivat janë mbyllur e shumë dokumente mund të jenë asgjësuar nga arkivat”, shtoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mjeku i familjes Thaçi në listë për deputet nga PDK

Mjeku i familjes Thaçi në listë për deputet nga PDK

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

“Pse bre Jusuf i vratë?” – dëshmitari rrëfen për krimet e luftës nga Jusuf Shujak

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën