TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Blakaj thotë se Deklarata për të Zhdukurit ka potencial nëse zbatohet

nga tëvë1
4 Maj, 2023
0
A A
Blakaj thotë se Deklarata për të Zhdukurit ka potencial nëse zbatohet

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka deklaruar se Deklarata për të Zhdukurit mes Kosovës dhe Serbisë ka potencial nëse pikat e saj zbatohen në mënyrë të duhur.

Por që Blakaj është shprehur skeptik sa i përket implementimit të kësaj Deklarate nga ana e Serbisë, pasi siç tha ai, nga pala serbe nuk mund të pritet një vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore që kanë të bëjnë me informacionet për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kjo deklaratë ka potencial nëse zbatohen ashtu pikat e kësaj deklarate në mënyrë të duhur, edhe mund të presim zhvillime pozitive, apo një kualitet të ri në këtë procesin e gjurmimit për persona të zhdukur. Kemi arsye të shumta të jemi skeptik në këtë drejtim pra që nuk mund të presim ndonjë vullnet politik dhe të presim që në mënyrë të vullnetshme pala serbe t’i hapë të gjitha arkivat, t’i hapë dokumentacionet dhe t’i japë palës tjetër në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur”, tha ai.

Sipas Blakajt autoritetet kosovare nuk do të duhej që këtë çështje ta linin në vullnetin e palës serbe, por që sipas tij, do të duhej që të bënin më shumë në identifikimin e mundshëm të dokumentacioneve të cilat pala serbe mund t’i ketë në posedim.

“Autoritetet kosovare duhet të bëjnë pak më shumë në identifikimin e mundshëm të dokumenatacioneve që mund të jenë në posedim të palës serbe, mirëpo është e rëndësishme që tani më palët janë dakorduar. Trupi mbikqyrës pastaj do të vlerësoj se a po bashkëpunojnë palët a po e zbatojnë marrëveshjen”, tha ai.

Kurse sa i përket grupit mbikqyrës i cili ka në përbërje përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak si kryesues, ambasadorin e Kosovës në Bruksel dhe nga pala serbe Petar Petkoviqin, Blakaj tha se ky grup do të duhej të fuqizohej.

“Mendoj që ndoshta ky grup do të duhej të fuqizohej, mirëpo sidoqoftë është me rëndësi që ekziton një grup i tillë dhe pala kosovare t’i adresojë të gjitha shqetësimet e rastet kur pala serbe nuk bashkëpunon apo nuk ka vullnet që t’i ofrojë informacionet që i ka në posedim”, shtoi ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, në takimin në Bruksel ku thuhet se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë.

Kurse edhe presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar pas miratimit të  kësaj Deklarate, në kuadër të dialogut në Bruksel, ku ka thënë se fati i të zhdukurve me forcë ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë tonë./teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Tiranë, Von der Leyen: Jemi mbledhur për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Tiranë, Von der Leyen: Jemi mbledhur për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

​Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

​Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

Lladrovci “varë” këpucët, klubi fton tifozët ta nderojnë ikonën e “Niklit”

Lladrovci “varë” këpucët, klubi fton tifozët ta nderojnë ikonën e “Niklit”

De Bruyne zgjedh ekipin e ri, gati të sakrifikojë 15 milionë paundë

De Bruyne zgjedh ekipin e ri, gati të sakrifikojë 15 milionë paundë

Conte opsioni i parë për trajner te Juventusi, Bonucci mund të jetë ndihmësi i tij

Conte opsioni i parë për trajner te Juventusi, Bonucci mund të jetë ndihmësi i tij

“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

“Nuk e di të ardhmen”, Kumbulla: Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës

Hadergjonaj kalon te Alanyaspor

Hadërgjonaj pritet të kalojë te një skuadër tjetër turke

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën drejt BE-së

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Ekskluzive: Jo sport, por ekstremizëm nacionalist serb në qendrat e sportit në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X