TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Blakaj: Pas vendimit për kufizimin e vizitave, pak gjasa që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Blakaj: Pas vendimit për kufizimin e vizitave, pak gjasa që ish-krerët e UÇK-së të mbrohen në liri

Gjykata Speciale në Hagë ditë më parë mori vendim për përkufizimin e vizitave për ish –krerët e UÇK-së, në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

I pyetur se a mund të ketë ndikim ky vendim në procesin gjyqësor, drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj tha se në asnjë rrethanë ky vendim nuk do të duhej ta influencojë procedurën që është duke u zhvilluar.

Por që sipas tij, pas këtij vendimi është e pak e pritshme që në një të ardhme të afërt ish-krerët e UÇK-së, të mund të mbrohen në liri.

“Jo në asnjë rethanë kjo nuk duhet ta influencojë procedurën që është duke u zhvilluar. Mund të ketë ndikim edhe pse edhe në të kaluarën asnjëherë nuk është sjellë një vendim në kërkesën e mbrojtjes, që të mbrohen nga liria të pandehurit. Po sigurisht tash pas kësaj është pak e pritshme që në një të ardhme të afërt mund të sillet një vendim që të pandehurit të mbrohen nga liria, pra të jenë jashtë burgut përgjatë procedurës. Kështu që në këtë aspekt mund të ndikojë, mirëpo jo edhe në shqyrtimin kryesorë në këtë landë”, tha Blakaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Kujtojmë që, ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, iu është ndaluar vizita nga persona të paprivilegjuar, qoftë fizikisht apo me video lidhje.

“Trupi gjykues ndalon çdo vizitë te ndonjë prej tre të akuzuarve nga persona jo të privilegjuar derisa Paneli të ketë vendosur mbi bazueshmërinë e aplikimit të ZPS-së. Çdo kërkesë për komunikim me një person jo të privilegjuar do t’i nënshtrohet autorizimit paraprak nga regjistruesi. Çdo komunikim i tillë, kur autorizohet nga Sekretari, do të monitorohet në mënyrë aktive dhe Paneli autorizon Zyrën e Regjistrimit të ndalojë çdo komunikim të tillë në çdo moment kur ekzistojnë arsye për të justifikuar një masë të tillë”, thuhet nga Specialja.

Ky vendim, vjen pas parashtrimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, se në këto takime po shpërndahen informacione konfidenciale.

“Informacioni i vendosur para Panelit sugjeron se ekziston një rrezik real që informacioni konfidencial t’u zbulohet individëve që nuk kanë të drejtë t’i marrin ato. Zbulimi i paligjshëm i një informacioni të tillë mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen efektive të viktimave dhe dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave”/teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulmohen dy policë në Viti, reagon sindikata

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X