Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë punuar mjaftueshëm për çështjen e të pagjeturve.
“Ne besojmë që duhet të ekzistojnë skicat apo informacionet mbi varrezat kudo që të jenë ato. Është e qartë se dikush ka informacione të sakta mbi vendndodhjen e varrezave masive apo individuale. Gjithmonë mund të bëhet më shumë, vetë fakti që një numër kaq i madh i personave ende figurojnë si të zhdukur, tregon që nuk është punuar mjaftueshëm nga institucionet shtetërore. Kurse ne, vite me radhë kemi kërkuar që çështja e personave të zhdukur të vendoset lartë në agjendën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruskel. Për një kohë të gjatë është anashkaluar kjo temë, ende nuk ka ndonjë marrëveshje”, tha ai në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Ndërkaq, Blakaj pretendon se kjo temë nuk u trajtua si çështje humanitare as nga pala serbe e as nga ajo kosovare./Teve1.info.







