TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Bizneset të pakënaqura me Ligjin e ri për punëtorët

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
​Bizneset të pakënaqura me Ligjin e ri për punëtorët

Janë mbi 5 mijë punëtorë të cilët janë formalizuar nga kompanitë nga hyrja në fuqi e ligjit të ri me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që punëtorëve t’u jepet kontratë qysh një ditë para fillimit të punës. Kështu, bëjnë të ditur drejtues nga Administrata Tatimore të Kosovës (ATK), që sipas tyre ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Të suksesshëm këtë vendim, e vlerësojnë edhe nga Ministria e Financave, për dallim nga njohës të ekonomisë dhe biznese të cilët konsiderojnë se jo çdoherë duhet të sanksionohet kompania, porse gjoba duhet të shkojë edhe për punëtorin që ka pranuar të punojë duke shkelur ligjin.

Reklamë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se në vazhdimësi ekipet përgjegjëse janë në terren duke shikuar nëse po respektohet ligji.

“Është duke u zbatuar. Patjetër që ka gjoba parashihet me ligj çdo gjë. Është në vazhdimësi, në terren janë ekipet, në momentin kur e kemi një përmbledhje ose përfundim mund të dalim me njoftime se sa ka gjoba apo si janë shqiptuar. Por, po ka sukses, se po ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve ose të bizneseve që kanë regjistruar punëtorët e tyre”, thotë Murati.

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, thotë se kjo po parandalon tendencat që bizneset por edhe punëtorët të justifikoheshin gjatë inspektimeve në kohën kur kanë hasur në punëtor të pa formalizuar.

“Kjo parandalon gjetjet e tona ose tendencat që gjatë inspektimeve të inspektorëve në terren në vazhdimësi bizneset por edhe punëtorët mundoheshin të justifikoheshin sikurse në të njëjtën ditë kur është gjetur i pa formalizuar atë ditë ka filluar punën. Gjatë inspektimeve ka raste që gjenden edhe shkelje, fatkeqësisht ende ka prezentë, edhe pse ka një përmirësim të konsiderueshëm, sepse…mund të jenë rreth 200 punëtor të identifikuar por që fakti që ka përmirësim nuk nënkupton që duhet të ndalime”, thotë Murtezaj.

Ndërkaq, me këtë ligj, nuk janë shprehur të kënaqura bizneset. Sipas tyre, jo çdoherë duhet të pësojë kompania.

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, thotë se çdoherë po sanksionohet kompania, pavarësisht se punëtori është ai që nuk duhet të pranojë të shkel ligjin dhe të punojë pa kontratë.

“Nuk është as i dobishëm, por as i dëmshëm. Meqenëse të gjitha ato biznese formale për ta nuk paraqet problem, por as ndonjë dobi as për biznesin, dhe të punësuarin. Inspektori i punës por edhe vet punëdhënësi e punëmarrësi, janë të vetëdijshëm dhe janë të obligueshëm ta lejojnë ligjin e punës në momentin kur dëshiron të aplikojë për punë…Në momentin që tani ekziston edhe i punësuari pa kontratë pune, edhe punëdhënësi pa kontratë pune, gjoba ish dashtë të shkojë tek dy palët, për arsyeje se edhe ky e ka filluar punën pa kontratë, por edhe tjetri ja ka mundësuar ardhjen në punë pa kontratë. Prandaj, nuk e kemi tash një palë, por gjithmonë duhet t’i konsiderojmë punëtorët si njerëz që njohin ligjin, që janë intelektual që dinë rregullat, dhe jo assesi që gjithmonë të sanksionohet kompania, se në këtë rast gjithnjë po sanksionohet kompania. Prandaj, sa herë që gjobitet është një dëm, duhet të gjobitet ai që e ka shkelur ligjin”, thotë Kelmendi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Të plagosurit me lëndime të rënda, por në gjendje stabile

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

Messin po e mundojnë lëndimet, mungon edhe ndaj D.C. United

Messin po e mundojnë lëndimet, mungon edhe ndaj D.C. United

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Të plagosurit me lëndime të rënda, por në gjendje stabile

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Derbi shqiptarësh në Premier League, veçohet Burnley – Sunderland

Derbi shqiptarësh në Premier League, veçohet Burnley – Sunderland

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Man City – Tottenham, supersfida e së shtunës ndizet edhe më shumë nga Guardiola

Man City – Tottenham, supersfida e së shtunës ndizet edhe më shumë nga Guardiola

Ja cilat superushqime verore ndihmojnë në hidratimin e trupit

Ja cilat superushqime verore ndihmojnë në hidratimin e trupit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X