TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bizneset bllokuan hyrjet në kryeqytet, kërkojnë nga ZRrE shtyrje të vendimit

Oda Ekonomike e Kosovës këtë të enjte mbajti një protestë dy orësh duke bllokuar rrugët kryesorë të Prishtinës. Bizneset kërkuan shtyrje të vendimit të ZRRE-së për të dalë në treg të hapur, kjo meqë i dëmton bizneset e disa i dërgon edhe në falimentim. Ndërsa kundër tyre doli kryeministri i vendit.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
0
A A
Bizneset bllokuan hyrjet në kryeqytet, kërkojnë nga ZRrE shtyrje të vendimit

Kamionët u vendosën para orës 10:00 në hyrje të kryeqytetit.

E me ta edhe policët për të mbajtur rendin dhe qetësin.

Kjo meqë bizneset nga e gjithë Kosova iu bashkuan protestës për bllokimin e rrugëve kryesorë në Prishtinë për dy orë radhazi.

Protestë kjo e nisur në shenjë pakënaqësie e kundërshtimi ndaj vendimit të ZRRE-së për bizneset që të dalin në treg të hapur që nga data 1 qershor.

Kryetari i Odës Ekonomike e të Bizneseve tregoi se cilat janë kërkesat e tyre.

“Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim sot të protestojmë, jemi detyruar të dalim të protestojmë dhe kërkesa jonë ndaj institucioneve të vendit është që të reflektojnë në kuptimin pozitivë të gjendet mundësia dhe të shtyhet. Ne vetëm një kërkesë e kemi që të kemi një fazë të tranzicionit për me dal në treg të lirë”, u shpreh Lulëzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, thotë se shtrenjtimit e tilla të energjisë elektrike bizneset nuk mund ti përballojnë.

“Ne sot këtu jemi për të thënë në emër të 1300 bizneseve të cilat detyrimisht janë tu dal ën treg të hapur dhe kjo e pamundëson konkurrencën e lirë. Sot bizneset jo për qejf kanë dal këtu po për shkak se nuk munden të përballojnë këtë shtrenjtim të energjisë elektrike”, tha Shahini.

E në qoftë se nuk ka një lëvizje pozitive në kërkesat e  komitetit të bizneseve,  protestat nuk do të ndalen e thotë Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë së Kosovës.

“Nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë, por pasojat do t’i bartë qytetari, do t’i bartë buxheti i shtetit dhe do ti bartim të gjithë ne, sepse do të ketë rritje të importit siç është duke pasur çdo herë e rënie të prodhimit vendor, rënie të punësimit e rënie të mirëqenies që do të thotë rritje të ekzotit të qytetarëve tonë”, tha Krasniqi.

Se do të kenë probleme e ndoshta do të shkojnë drejt falimentimit e thotë edhe ky prodhues vendor.

“Unë kërkojë jo vetëm nga prodhuesit por nga të gjitha institucionet edhe qytetarët e të gjithë të jenë më prodhuesit se është momentum i fundit të na ndihmojnë neve si prodhues, përndryshe po nuk  na ndihmuan besoni që të gjithë do të falimentojmë”, u shpreh Berat Mustafa, prodhues.

Ai madje tregoi se çmimi që ka ofruar e vetmja kompani në treg është  shumë i lartë.

“Vetëm KESCO e kemi, nuk kemi tjerët, çmimin që ma ka ofruar mua si kompani ka qenë 265 euro, është diçka e papërballueshme kur e dimë se në regjion energjinë gjithë prodhuesit e tjerë e kanë 100-120 max 130 , si konkurrojmë ne me 260-300 % të energjisë në tregun tonë”, tha ai.

Daljen në tregun e lirë vështirë të përballueshme e ka edhe një kompani e bllokave nga Kamenica.

“Dalja në tregun e lirë na shkakton telashe se kompania jonë është e fokusuar në përmirësimin  e kushteve , rritjen e pagave të punëtorëve, një far mënyre rritjen e përformancës së punëtorëve. E ky shtrenjtim kaq i madh i rrymës ne, na shkakton telashe ne duhet diku me kompensuar këtë pjesë për me pas mundësi me funksionuar mirëfilltë”, tha Armend Demolli -prodhues.

Për protestën dhe bllokimin e rrugëve kryesore në kryeqytet ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ajo se çfarë OEK nuk po ju tregon është se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veç se bartë koston e energjisë së këtyre 1200 ndërmarrjeve të fatura e secilit prej jush. Secilës familje e mbi 100 mijë biznese të vogla që janë më pak të fuqishme. Për të mbrojt 1% të ndërmarrjes më të fuqishme në kurriz të 99% dhe të familjeve anë e mbanë Kosovës , ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. E koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar”, tha Kurti.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës kanë treguar se në ditëve në vijim priten edhe protesta të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina paralajmëron reduktime të ujit në kryeqytet për shkak të intervenimeve teknike

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE: Ka nisur heqja graduale e masave ndaj Kosovës

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

Grip apo ftohje? Si t’i dalloni simptomat

Grip apo ftohje? Si t’i dalloni simptomat

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina paralajmëron reduktime të ujit në kryeqytet për shkak të intervenimeve teknike

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Fillon Liga Unike e Femrave në basketboll

Fillon Liga Unike e Femrave në basketboll

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën