TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bixhoz afër stacionit policor në Podujevë, iniciohet rast ndaj dy personave

Brenda një lokali në afërsi të stacionit policor në Podujevë, po dyshohet që përmes telefonave celularë dhe faqeve online zhvillohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit. Për këtë pronari i lokalit dhe një person tjetër, u shoqëruan në polici.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
3 0
A A

Është stacioni kryesor i Policisë së Kosovës në qytetin e Podujevës.

E të dielën, zyrtarëve policor, iu doli punë 20 metra larg vendit të tyre të punës.

Kjo meqë pranuan informatën, se në këtë lokal, po zhvillohej aktivitet i jashtëligjshëm.

Brenda tij, dyshohet se klientëve u mundësohej të luanin lojërat e fatit ilegalisht përmes skemave online.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në lokalin e tyre dyshohet se kishin organizuar lojëra të fatit online. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ndaj pronarit, G.H dhe P.B, është iniciuar rasti penal për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt, gjersa hetimet po vazhdojnë.

Përveç stacionit policor, në afërsi të këtij lokali ndodhet edhe objekti i Komunës së Podujevës.

Këta të fundit thonë se nuk ishin në dijeni për aktivitetin që zhvillohej brenda tij.

“Ne nuk kemi qenë të njoftuar për zhvillimin e këtij aktiviteti ilegal. E mbështesim plotësisht ndërhyrjen dhe veprimet e organeve të rendit për mbylljen e këtyre lokaleve ku janë zhvilluar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin. Tani u takon organeve të drejtësisë të veprojnë ndaj përgjegjësve dhe të sigurojnë që ligji të zbatohet pa përjashtim”, thuhet nga Komuna e Podujevës.

Tëvë1 të hënën ka kërkuar një qëndrim edhe nga pronarët e lokalit.

Por të njëjtit, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, me arsyetimin se tani me rastin, po merren organet e rendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Rahovec

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën