Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, thuhet se ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER).
“Bashkëbisedimin me deputetët e Parlamentit të Holandës, nga Komisioni për Çështje Evropiane, mund ta ndiqni në ora 10:00, në vegëzën më poshtë”, thuhet në njoftim./teve1.info./