TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Shqetësimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë ekzistenca e strukturave paralele në Kosovë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Bislimi: Shqetësimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë ekzistenca e strukturave paralele në Kosovë

Besnik Bislimi

Bislimi i bëri këto komente në tryezën e diskutimit me temë “Dialogu nën Qeverinë Kurti: E ardhmja e procesit, sfidat dhe mundësitë për një marrëveshje finale”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Beqaj theksoi me shqetësim ekzistencën e strukturava paralele në Kosovë dhe konsideroi që njëherit ky duhet të jetë shqetësimi kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Në fillim të diskutimit Bislimi shpalosi pozicionin e Qeverisë Kurti në dialog dhe planet për vazhdimin e tij. Ndër të tjera, Bislimi tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë i bazuar në principe të caktuara dhe se palët duhet të jenë të barabarta.

“Në çdo rast kur ne kemi hasur në qasje të pabarabartë, ne kemi aplikuar principin e reciprocitetit dhe ndikimi i kësaj qasje është vërejtur në terren dhe në tavolinën e bisedimeve”, shtoi ai.

Për më tepër, Bislimi pohoi se paralelisht janë duke zhvilluar edhe dialog të brendshëm me serbët lokalë.

Po ashtu, Bislimi ka theksuar se pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës, e shtojnë fuqinë negociuese të palës serbe. Megjithatë, situata e re me luftën në Ukrainë mund ta qartësojë pozicionin e këtyre pesë shteteve karshi Kosovës, pasi që një kërkesë e tillë është edhe nga BE-ja.

Në anën tjetër, Beqaj theksoi se qasja e qeverisë ndaj këtij procesi ka qenë joreale dhe politikisht e gabuar. Ai theksoi se Qeveria ka treguar edhe papërgjegjshmëri ligjore në dialog duke aluduar për mos zbatim të disa marrëveshjeve të dakorduara.

Kurse, Loxha-Stublla nga GLPS tha se është për t’u përshëndetur fakti që qeveria ka shtyrë përpara parimin e reciprocitetit në dialogun me Serbinë, që është një standard i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura e sovrane, por që për një periudhë një vjeçare sa është në pushtet kjo qeveri ka qenë e mundur të bëhet më shumë.

Ajo po ashtu theksoi nevojën për një kujdes të shtuar gjatë procesit të negocimit në Bruksel, duke thënë se ngutitë e Kosovës në të kaluarën na kanë kushtuar më shumë marrëveshje që janë jo vetëm të dëmshme por përbejnë pengesë në integrimin e serbëve në institucionet e vendit.

Në të njëjtën kohë, ajo vuri në pah nevojën që të kalohet prej negocimit të marrëveshjeve për gjëra teknike në një kapitull të ri negociues për një marrëveshjes finale.

“Procesi duhet te jetë i koncentruar në njohje reciproke e jo thjeshtë të shpresohet që fundi i procesit do ta sjell njohjen. Kërkohet vëmendje dhe kujdes në këtë kornizim, sepse rreziku i keqpërdorimit nga ana e Serbisë është shumë i madh,’’ tha Loxha-Stublla.

GLPS prezantoi edhe platformën për dialog që vë në pah minimum pritjet nga ky proces, dhe vijat e kuqe që nuk duhet kaluar në dialog nga ana e Kosovës, shkruan kp.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën