TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Shifrat tregojnë që nuk ka krizë ekonomike

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Bislimi: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga BE-ja për Asociacionin

Besnik Bislimi

Në konferencën e mbajtur në gjashtë vjetorin e hyrjes në fuqi të MSA-së, Bislimi ka folur edhe për situatën ekonomike në vend për çka ka thënë se shifrat tregojnë që nuk ka krizë ekonomike.

Bislimi foli edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian që përsëriti se do të bëhet brenda vitit për çka tha se shpreson që BE t’i përgjigjet pozitivisht këtij aplikimi.

“Marrëveshje e Stabilizim Asociimit është një dokument përmes së cilit Kosovës i është premtuar një perspektivë e qartë evropiane… Natyrisht që kjo perspektivë mbetet teorike për aq kohë sa nuk përcillet me hapa konkretë drejt anëtarësimit, në këtë kontekst Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që gjatë vitit 2022 apo gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në fuqi të MSA-së të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian me një shpresë shumë të fuqishme që edhe Bashkimi Evropian do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese apo aplikimit tonë, sidomos nisur nga fakti që Kosova është ende vendi i vetëm që nuk ka aplikuar për këtë status”, ka thënë ai.

Ish-ministri i Financave tha se viti 2021 ka shënuar edhe një përformancë shumë të mirë buxhetore. Bislimi shtoi se përkundër pandemisë ka pasur rritje të të hyrave buxhetore për afërsisht një të tretën në krahasim me vitin 2020.

“Performanca buxhetore në tre muajt e parë të vitit 2022. Në bazë të statistikave që kam për datën 5 prill. Deri me datën 5 prill, kemi një rritje të të hyrave, sërish rritje të të hyrave buxhetore në raport me vitin paraprak për 25.4 për qind, do të thotë për një të katërtën apo diku 120 milionë kemi më shumë të hyra në buxhet sesa kemi pasur vitin e kaluar, e viti i kaluar ka qenë një vit jashtëzakonisht i mirë. Kjo tregon që përkundër brengave dhe përkundër dëshirës që të ngjallim një lloj panike të qytetarët për krizë ekonomike numrat e kundërshtojnë këtë në mënyrë të fuqishme”, ka thënë Bislimi.

Bislimi pranoi se dy vitet e fundit kane qenë të vështira për qeverinë, qytetarët e bizneset për shkak të pandemisë dhe krizës energjetike, mirëpo u shpreh se shifrat për rritje ekonomike janë kokëforta.

“Rritja ekonomike nuk matet me vrojtime, ose me bindje, ose opinione, mirëpo janë statistika të vrazhda të cilat grumbullohen nga disa agjenci, nga Agjencia e Statistikave, nga Banka Qendrore, nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe do të ishte e palogjikshme të diskutojmë mbi vërtetësinë e këtyre shifrave. Ajo çka mund të diskutojmë, që i bie sferës normative, i bie që a mjafton kjo rritje ekonomike t’i adresojë sfidat me të cilat ballafaqohemi ose jo, mirëpo si e tillë nuk mund të kundërshtohet”, vijoi Bislimi. /ksp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën