TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO dhe Këshill të Evropës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Kosova synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO dhe Këshill të Evropës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.

Në fjalën e tij, ai shprehu se Mbretëria e Bashkuar mban një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës.” tha zëvendëskryeministri.

Më tej, ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.

“Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera.” përfundoi zëvendëskryeministri, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Zeqaj: Në bazë të informacionit që kam, ka diskutime ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për çështjen e Presidentes

Zeqaj: Në bazë të informacionit që kam, ka diskutime ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për çështjen e Presidentes

Dugolli: Qeveria do të formohet shpejt, për Presidenten partitë do të vijnë vetë për bashkëpunim

Ferizaj forcohet me sulmues nga Kameruni

Ferizaj forcohet me sulmues nga Kameruni

Carrick zyrtarizohet në krye të Manchesterit

Carrick zyrtarizohet në krye të Manchesterit

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Dugolli për rinumërimin e votave: Ka tendencë për tjetërsim të vullnetit brenda subjekteve politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën