TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: Kosova e vlerëson planin e ri për zgjerimin e BE-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Kosova e vlerëson planin e ri për zgjerimin e BE-së

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se Koopman ka filluar takimin duke shprehur ngushëllime për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, teksa temë qendrore e diskutimit ishin projektet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe perspektiven e zgjerimit të BE-së.

“Drejtori i Përgjithshëm Koopman e filloi takimin duke shprehur ngushëllime për sulmin e 24 shtatorit ku u vra në krye të detyrës Rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Koopman për mesazhin e tij, duke thënë se ky ishte një sulm terrorist tashmë i faktuar me përfshirje të institucioneve të Serbisë e akt agresioni me një seri përgatitjesh të mëhershme e objektiv të qartë: shkeljen e integritetit territorial, sovranitetit të Republikës së Kosovës e tentativë për destabilizim të vendit tonë e të rajonit. Temë qendrore e diskutimit, ishin projektet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian si dhe perspektiva e zgjerimit të BE-së. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Republika e Kosovës e vlerëson lartësisht iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim prezantuar nga Presidentja e Komisionit, znj. Von Der Leyen, si dhe pritshmëritë e Këshillit të BE-së, përfaqësuar nga Presidenti i Këshillit, z. Michel, që zgjerimi të arrihet deri më 2030”, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë, thuhet që Kosova e sheh veten pjesë të familjes evropiane.

“Viti i kaluar ka qenë veçanërisht vit evropian për Kosovën ku vendi ynë ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe Këshill të Evropës, si dhe pas punës së përkushtuar të institucioneve të Republikës për arritjen e Liberalizimit të Vizave. Përtej barrierave me të cilat jemi përballur, vendi ynë ka përformuar më lart edhe se vendet e tjera të rajonit veçanërisht në indikatorë ekonomikë e të sundimit të ligjit. Kjo është dëshmi e potencialit tonë për rritje e zhvillim dhe gatishmërisë për hapa të rëndësishëm në integrimin evropian, andaj është momenti që Kosovës t’i hiqen pengesat në rrugëtimin drejt BE-së”, thuhet tutje.

Së fundmi, u theksua se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet, me qëllim avancimin e agjendës evropiane e përmbushjen e reformave./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria ende s’ka ndarë fond për vërshimet, Murati: Në pritje të raporteve

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, disa segmente me borë e akull

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Sot afati i fundit për ankesa në PZAP

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

KESCO kërkoi mbi 20% rritje të tarifave, ZRrE mban sot mbledhje

Dita Ndërkombëtare e Ligatinave

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica e mjegull në mëngjes të hënën

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Krasniqi: Grupi Parlamentar multientik i përkushtuar për formimin sa më parë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën