TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bislimi: Është bërë përparim për energjinë në veri, po punojmë për takim të nivelit të lartë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Bislimi: Është bërë përparim për energjinë në veri, po punojmë për takim të nivelit të lartë

Në debatin parlamentar, ku po diskutohet për dialogun me Serbinë, Bislimi paraqiti edhe gjashtë principet e ekzekutivit në raport me dialogun.

“Me Serbinë diskutojmë vetëm për çështjet e mbetura dhe atë vetëm në kuadër një marrëveshje të tërësishme që synon normalizimin e plotë të marrëdhënieve e shtetin fqinj. Kjo marrëveshje duhet të trajtojë temat e pambyllura mes shteteve dhe të ndërtohet rreth njohjes reciproke si elementi kyç i saj.

Në asnjë rast nuk do të diskutohet për temat që vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, respektimin e kushtetutshmërisë dhe funksionalitetin e qeverisjes. Çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të hidhen në tavolinën e bisedimeve siç ka ndodhur më herët, ku palët kanë diskutuar për dizajnin e urave mbi lumenjtë e Kosovës. Tema e të pagjeturve është nxjerrë nga ky princip për shkak të urgjencës që e ka dhe për të është biseduar gjatë secilit raund të negociatave. Tre, tema e targave të veturave është biseduar jashtë kornizës për shkak të përfundimit të marrëveshjes paraprake, domosdoshmërisë së avancimit të problematikës në nivel të reciprocitetit të plotë dhe mundësisë së parë që kjo temë të rezultojë me një zgjidhje përfundimtare. Angazhimi ynë ka ndjekur ngushtë edhe mandatin e ndërmjetësuesit Lajçak që nënkupton që kuadër të mandatit të tij për të mbështetur dhe implementuar marrëveshjet paraprake për njëjtat është diskutuar vetëm në nivel bilateral me BE-në. Kurse në kuadër mandatit të tij për të ndërmjetësuar për marrëveshjen finale është diskutuar në forumin trelateral. Gjashtë, përmes qasjes sonë aktive dhe propozimeve kemi ndikuar në perceptimin e shteteve të BE-së për konstruktivitetin e palëve në dialog”, tha ai.

Bislimi, tha se grupet punuese për arritjen e një marrëveshje të përhershme për targat aktualisht po mbajnë takim në Bruksel.

Ai tha se në takimin e 22 shkurtit është bërë përparim i dukshëm për gjetjen e një zgjidhjeje finale për energjinë në veri.

“Në kuadër të angazhimeve të deritanishme kemi përparuar dukshëm në gjetjen e një zgjidhjeje finale për energjinë në veri. Problematikë kjo e trajtuar në kuadër të dialogut që nga vitit 2013, por e pazgjidhur deri tani. Kjo temë është diskutuar me BE-në edhe në takimin e fundit, pritjet tona janë që e njëjta të finalizohet shumë shpejt. Kjo do t’i hapte rrugë futjes në sistem legal të gjithë shfrytëzuesve të energjisë duke vendosur parimin e barazisë”, tha ai.

Bislimi tha se po punohet për aranzhimin e një takimi të nivelit të lartë në dialog.

“Për momentin jemi duke punuar për sigurimin e substancës së nevojshme për aranzhimin e takimit të radhës në nivel të krerëve të shtetit ku do të diskutohej për elementet e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Në këtë drejtim në takimin e datës 22 shkurt, bashkë me z. Andin Hoti jemi harmonizuar për një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur me forcë, ku do të nënvizohej sërish urgjenca e kësaj teme”, tha ai.

Krahas këtyre, Bislimi tha se vazhdimisht në takimet e Brukselit ka ngritur çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën