TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi e fajëson BE-në për moszbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi e fajëson BE-në për moszbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në veri

Zëvendëkryeministri Besnik Bislimi duke folur për faktin që ende nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike në veri, ka thënë se Qeveria është e vetmja palë që i ka kryer obligimet e veta, por për shkak se palët tjera nuk i kanë kryer edhe zbatimi i marrëveshjes ka ngecur

“Plani apo udhërrëfyesi i energjisë ka parapa që gjendja me energji të normalizohet deri në tetor dhe për normalizim të situatës me energji është dashur të zbatohen disa vendime nga një pjesë e madhe e pjesëmarrësvve: Qeveria, KEDS-i, KOSTT-i, Elektroseveri dhe Bashkimi Evropian. E vetmja palë e cila në plotni i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj sipas këtij udhërrëfyesi është Qeveria e Kosovës e cila e ka licencuar Elektroseverin brenda 48 orëve pas nënshkrimit të udhërrëfeysit e po ashtu e ka pajisur me Kodin e Identifikimit për energji”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij kanë mbetur të pazbatueshme disa pika teksa ka nënvizuar atë për dërgimin e të dhënave të plota të konsumatorëve.

“Po ashtu janë nënshkruar edhe marrëveshjet mes KOSTT-it dhe Elektroseverit. Ato pika që kanë mbetur të papërmbushura janë dërgimi i të dhënave të plota të konsumatorëve që është dashur të kryhet nga Elektroseveri brenda një afati 7-ditor por që nuk ka ndodhur as deri sot përveç disa të dhënave të falsifikuara që janë dërguar brenda 100 ditëve. Dhe nuk është përmbushur as pika e nënshkrimit të marrëveshjes apo kontratës kornizë mes KEDS-it dhe Elektroseverit”., ka thënë Bislimi, përcjell teve1.info.

Ai ka përmendur edhe moszbatimin e pikës që kërkon që KEDSS-i dhe KOSTT-i të kenë qasje të vazhdueshme në stacionin në Vallaq.

“Po ashtu nuk është përmbushur as pika 5 e marrëveshjes e cila kërkon që KEDS dhe KOSTT të kenë qasje të vazhdueshme dhe të përhershme në stacionin në Vallaq. Arsyeja pse nuk është finalizu kjo marrëveshje qëndron në rezistencën e Elektroseverit që ta nënshkruajë marrëveshjen sipas Udhërrëfyesit, ata insistojnë në respektimin e një marrëveshje tjetër që e kanë arritur me KEDS-in në Stamboll e cila nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit”.

Sipas Bislimit një pjesë të madhe të fajita e ka BE-ja që sipa tij ka dërguar sinjale të gabuara tek Elektroseveri duke interpretuar nene të gabueshme.

“Po ashtu nuk janë përmbushuras obligimet e Bashkimit Evropian. Unë mendoj se një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes deri tani e ka vet Brukseli, apo ndërmjetësuesit të cilit jo vetëm e kanë lejuar takimin në Stamboll por po ashtu edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme tek Elektroseveri përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të marrëveshjes që nuk kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën