TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bislimi: BE-ja ka qasje krejtësisht të pa balancuar që ka dëmtuar Kosovën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga BE-ja për Asociacionin

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova e mirëpret planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi tha se BE-ja duhet të zgjerohet përmes dialogut drejt integrimit, derisa shtoi që Kosova e mirëpret qasjen kushtëzuese në fondet e BE-së.

Më tej, zëvendëskryeministri tha se Kosova tashmë i ka përmbushur obligimet e saj për heqjen e masave, teksa potencoi se BE-ja ka krejtësisht një qasje të pa balancuar që ka dëmtuar vendin.

“Ky plan do t’i sjellë rajonit rreth 6 miliardë euro të reja, ndërsa Kosova përfiton 950 milionë euro brenda katër viteve me grante dhe kredi. Kjo përben shumën më të madhe që Kosova e ka fituar ndonjëherë nga BE-ja për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Plani i rritjes është një shans për integrim dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i tërheq sa më shpejt masat represive ndaj Kosovës, meqë Kosova ka përmbushur kërkesat bazë që kanë dalë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës. Pra, ka qasje krejtësisht të pa balancuar të BE-së dhe një qasje që e ka dëmtuar vendin tonë. Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takime të nivelit të lartë. Por, këto takime po vazhdojnë edhe më tej”, potencoi Bislimi.

Madje sipas tij, mund të ketë presion brenda vendeve anëtare, duke marrë parasysh faktin që Kosova është ende nën masat e BE-së.

“Ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtarë se si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm se ka dërguar katër kryetarë të komunave në zyrat e tyre, ndërkaq Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist në Banjskë”, tha Bislimi.

Bislimi ka shtuar se synimi për këtë vit është pranimi i pyetësorit nga BE-ja, në mënyrë që të dëshmohet që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat.

Njëherit, ai ka tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme të përgjigjen./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën