TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Biletat e transportit publik, nuk diskutohet për ulje të çmimit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Biletat e transportit publik, nuk diskutohet për ulje të çmimit

Çmimet e biletave të transportit publik janë rritur që nga viti i kaluar, kur është ngritur çmimi i naftës, ndërsa tani, me zbritjen e naftës, nga kompanitë e autobusëve deklaruan se nuk ka diskutim për zbritje të biletave.

Shoferët e autobusëve u shprehën se ulja e çmimit të biletave për udhëtarë mund t’i dërgojë edhe në falimentim për shkak se siç thanë, kalojnë kilometra të shumta rrugore, por kanë edhe shpenzime të tjera që duhet t’i mbulojnë.

Reklamë

Florent Gjoshaj, shofer i autobusit në kompaninë “Armend Tours” deklaroi për KosovaPress se nuk mund të vihet në diskutim zbritja e çmimit të biletave.

Ai theksoi se çmimet aktuale të biletave nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet e kompanisë së udhëtimit, derisa u shpreh se shteti duhet t’ju ndihmojë.

“Bileta tek ne është rritur 20%, bileta ka qenë 4 euro është bërë 5 euro shpenzimet para 10 viteve deri më sot janë rritur 80% të shpenzimeve tona. Ne në bazë të shpenzimeve i kemi edhe biletat duhet me qenë 7 euro deri 8 euro, ne e kemi rritë vetëm 20% për shkak të kushteve nuk do të bëjmë ballë më i ngritë biletat. Nuk zë diskutim me i zbrit biletat nuk guxon me zbrit edhe nëse çmimi naftës ulet për 80 centë se nuk është në pyetje vetëm nafta, janë rrogat e shoferit, konduktorit, shpenzimet e autobusit. Nuk ka diskutim me zbrit biletën poshtë 5 euro se falimentojmë nuk kemi si me i ble autobusin me mbajtën rrogat e shoferit çka me fitua pronari asgjë hiq. Edhe një herë po e ceki shpenzimet tona janë rritur 80% shteti duhet të na ndihmojë me këto bileta 5 euro për të mbijetuar.”, tha Gjoshaj për KosovaPress

Të njëjtin mendim e ka edhe shoferi Albin Kastrati nga kompania e transportit “Mens”, i cili tha se çmimi i biletave nuk është edhe shumë i mirë për kushtet në të cilat punojnë si transportues.

Ai potencoi se udhëtarët nuk kanë ndonjë ankesë për çmimin e biletave.

“Kompania “Mens” çmimi i biletave nuk është që është ngritë çmimi i naftës, ne e kemi rritur çmimin para pandemisë edhe e kemi rritur vetëm 50 cent, ka qenë 1.50-2.00 euro tash e kemi bërë 2.00-2.50 euro për studentë. Kushtet që është shtrenjtuar jeta nuk është çmim shumë i mirë për neve si transportues, edhe nafta nuk ka zbritur shumë, është çmimi normal për studentë. Ankesa nga qytetarët nuk kemi pas. Çmimi është i arsyeshëm për qytetarët e Kamenicës”, u shpreh Kastrati.

Ndërsa, pensionisti nga Kamenica Faik Matushi tha se çdo qytetar duhet të ketë një kartelë si lehtësim për pagesë, sikur në shtetet evropiane për shkak që çmimi i biletave është i lartë, sidomos për pensionistë, që kanë edhe shpenzime në barna.

“Pensionistët që jem dikush që nuk ka është problem se 5 euro një biletë tjetra bën 10 euro ka shpenzime shtëpiake dhe barna shumica….. biletat ose duhet me u rritë fondi i pensioneve ose biletat me zbrit me pas një stimulim të pensionistëve një lloj si kartelë për pensionistët me i respektuar. Lehtësim edhe për ata me ndihma sociale që janë në gjendje ekonomike të varfër të i stimuloi si ndihmë. Formë bilete me pas sikur qytetet evropiane si lirim për biletë autobusi.”, u shpreh Matushi.

Studentja Nita Ukaj, e cila udhëton nga Vushtria për në Prishtinë u shpreh se biletat nuk janë shumë të shtrenjta. Ajo pati një kërkesë që biletat vetëm të mos shtrenjtohen.

”Udhëtoj nga Vushtrri në Prishtina për mua është udhëtimi shumë lirë nëse ë paguaj 1 euro, nëse e paguaj një biletë sepse udhëtimi është 40 minuta deri 1 orë. Nëse udhëtoj në Gjermani ky udhëtim kushton 10 euro deri 20 euro. Për mua është i lirë që jetoj jashtë Kosovës, por për dikë që është studente këtu është pak e shtrenjtë se do të udhëtojë dhe me u kthye për shtëpi sa i shkon dita larg qytetit të vet. Nuk mundem me e thënë që të lirohen, por vetëm të mos shtrenjtohen”, tha Ukaj.

Kujtojmë që, në muajt e fundit, në Kosovë çmimi i naftës ka shënuar ulje./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

‘Uniformat e Lirisë’ iu dhuruan pasardhësve të ish-krerëve të UÇK-së

‘Uniformat e Lirisë’ iu dhuruan pasardhësve të ish-krerëve të UÇK-së

PDK nuk i mbajti fjalët – pse nuk u votua Dimal Basha?

PDK nuk i mbajti fjalët – pse nuk u votua Dimal Basha?

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës, homazhe në Kleçkë

Zyrtare: Ermal Krasniqi huazohet te Legia e Varshavës

Zyrtare: Ermal Krasniqi huazohet te Legia e Varshavës

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës, homazhe në Kleçkë

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës, homazhe në Kleçkë

Kurti: Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën, mbështet sovranitetin dhe integritetin e saj

Kurti: Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën, mbështet sovranitetin dhe integritetin e saj

Organizata të dala nga lufta paralajmërojnë protestë në Hagë më 14 shtator

Organizata të dala nga lufta paralajmërojnë protestë në Hagë më 14 shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X