TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BIK: Vrasja e policit Lika të zbardhet sa më shpejtë, autoret të marrin dënimin e merituar

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
BIK: Vrasja e policit Lika të zbardhet sa më shpejtë, autoret të marrin dënimin e merituar

Me rekomandim të kryetarit të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, një pjesë e hytbesë së xhumasë iu kushtua vrasjes së policit, Muhamed Lika.

Në njoftim nga Bashkësia Islame e Kosovës thuhet se gjatë kësaj hytbe, u dënua fuqishëm akti i vrasjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh eprorit të Policisë së Kosovës, duke bërë apel institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që sa më parë të zbardhen rrethanat e vrasjes, si dhe kryesit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar.

Më poshtë gjeni tekstin e plotë të hytbesë:

Të dashur vëllezër besimtarë!

Vrasja e eprorit të Policisë së Kosovës, njëherësh ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Muhamed Lika, ishte një akt tronditës dhe thellësisht i dënueshëm, i cili ka goditur jo vetëm rendin dhe sigurinë publike, por edhe vetë shtyllën morale të shoqërisë dhe vendit tonë.

Ajo çfarë e bën edhe më të rrezikshëm këtë krim, është përpjekja për ta justifikuar atë përmes narracionit fetar – metodë kjo e njohur dhe e përdorur në mënyrë të përsëritur nga grupe të ndryshme kriminale, kudo në botë.

Disa e shfrytëzojnë dhe e keqpërdorin flamurin kombëtar, të tjerë maskohen pas parimeve fetare, humanitare, apo idealeve “të larta”, duke e keqpërdorur ndjenjën kolektive për t’i legjitimuar mizoritë dhe veprimet e tyre të papranueshme dhe të dënueshme kriminale.

Të dashur besimtarë!

Krimi nuk njeh ideal. Ai nuk ka fe, komb dhe as parim. Njerëzit e tillë kriminelë përdorin maska të shumta. Andaj, është detyrë e gjithë neve – në radhë të parë e institucioneve, shoqërisë civile dhe e gjithë qytetarëve që t’i demaskojmë këta njerëz dhe të mos lejojmë që plagët e shoqërisë të shfrytëzohen nga at që synojnë destabilizimin dhe dëmtimin tonë dhe të vendit tonë.

Zëri i ligjit dhe i drejtësisë duhet të jetë më i fortë se çdo përpjekje për ta sabotuar atë. Të gjithë duhet t’i mbështesim institucionet tona në zbardhjen e rastit dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Prandaj, konsiderojmë se prononcimi i hershëm për rastin, si dhe përpjekjet për ta lidhur krimin makabër, për kinse motive fetare, më së shumti i shkon për shtati atyre që e kanë kryer atë.

Në fakt, synimi parësor i tyre mbetet mbulimi i krimit me narrativa të rrejshme, në këtë rast në emër të fesë së pastër islame.

Mënyra më e mirë për t’i mbështetur institucionet është që të përcillen deklarimet zyrtare.

Secili raportim tjetër dhe tendencat për ta hetuar rastin – në forma të ndryshme nga institucionet dhe mekanizma – që nuk e kanë mandat këtë, mund të cenojnë seriozisht hetimet, arrestimin e të dyshuarve të tjerë, epilogun e rastin dhe interesat e Kosovës.

Të nderuar besimtarë!

Bashkësia Islame e Kosovës, me të gjitha institucionet e saj, edhe njëherë dënon ashpër këtë vrasje, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të policit Muhamed Lika, njëherësh, kërkon dhe u bën apel institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që sa më parë të zbardhen rrethanat e vrasjes, si dhe kryesit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar.

Lutemi që krimet e tilla të vrasjeve të mos përsëriten më asnjëherë në vendin tonë!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën